Hidhet në erë me tritol një makinë në Tiranë, humb jetën 27-vjeçari

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Tiranë. Bëhet e ditur se një makinë ka shpërthyer si pasojë e vendosjesë të një sasie eksplozivi. Sipas burimeve të policisë, Aleksandër Sadikaj, 27-vjeçari i cili ishte duke drejtuar mjetin ‘Benz’ në autostradën Sauk-Teg ka ndërruar jetë në spital. Mjeti në pronësi të Petrit Osmanit, i drejtuar nga Sadikaj, shpërtheu në erë në orën 13:35, në afërsi të TEG-ut. Fillimisht, policia raportoi se gjendja e të riut ishte e stabilizuar mirëpo më pas u bë e ditur se 27-vjeçarit iu ishin këputur gjymtyrët e poshtme. Si pasojë e plagëve të rënda që mori, Sadikaj humbi jetën.

27-vjeçari Aleksandër Sadikaj humbi jetën pas atentatit me tritol që iu bë ditën e sotme. I riu ishte duke drejtuar mjetin ‘Benz’ në rrugën Sauk-Teg në momentin që mjeti shpërtheu në flakë. Burime për Dosja.al kanë mësuar se mjeti është në emër të Petrit Osmanit.

Nuk dihet nëse autorët kishin për qëllim eleminimin e të riut apo të Osmanit.

Mendohet se shpërthimi i makinës në Tiranë është bërë me bombë të telekomanduar teksa ajo ishte në ecje.

27-vjeçari, drejtues i mjetit, ka dalë vetë nga mjeti pas shpërthimit pa gjymtyrë, por nuk i mbijetoi dot plagëve të rënda që mori, e për pasojë ndërroi jetë.

Lënda plasëse ishte vendosur në pjesën e përparme të mjetit. Dyshohet se i ishte vendosur një sasi prej 150 gramësh tritol.

Sadikaj dyshohet se është përfshirë më parë në një tentativë vrasjeje. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

About Redaksia

Check Also

Kërcënimi mafioz i Ramës për Ahmetajn: Po fole…

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj do të flasë sërish nga arratia. Gazetari Çim Peka ka publikuar disa …

Leave a Reply