Von der Leyn në Kiev: Ukraina është në rrugën e duhur për të përqafuar Evropën

Ursula von der Leyn, dy muaj pas vizitës së së saj të parë në Kiev, është rikthyer në kryeqytetin ukrainas ku ka zhvilluar një takim me presidentin Volodymyr Zelensky.

Gjatë vizitës së saj në Ukrainë, von der Leyn përsëriti dhe një herë mbështetjen e BE-së ndaj Ukrainës.

“Ukraina është në rrugën e duhur për të përqafuar Evropën. Dhe kjo është pavarësisht nga pushtimi rus”, u shpreh Ursula von der Leyn.

Udhëtimi i Von der Leyen në Ukrainë ishte i shkurtër. Një udhëtim jo me vizita simbolike, si ai ajo që pati herën e fundit në Bucha, apo me njoftime paraprake.

“Ne duam të krijojmë një udhërrëfyes shumë të qartë”, theksoi von der Leyen gjatë deklaratës së përbashkët me presidentin ukrainas Zelensky në kompleksin presidencial.

About Redaksia

Check Also

I lidhur me kartelet e drogës/ Presidentit kolumbian nën hetim penal nga FBI

Presidenti kolumbian Gustavo Petro, është nën hetim penal nga të paktën dy zyra prokurorësh federalë …

Leave a Reply