Shqipëria është në diktaturë mafioze e nën regjimin e të korruptuarve!

Nga Alba KEPI

“Diktatura e korrupsioni, eshte baraz me komunizem”, tha sot kryediplomatja amerikane.

Jo Madame, korrupsioni e diktatura eshte baraz me Mafia!

Mafia ushqen te korruptuarit per te forcuar kontrollin e influences, e perdor te gjitha format diktatoriale te mashtrimit e dhunes, per te favorizuar nje grup njerezish ne mbajtjen sa me gjate te pushtetit!

Pushtet ekonomik e politik!

Prej 2016, jemi ne pritje te rrezojme kete mafie pushteti me reformen ne drejtesi, por degjojme vec retorika e genjeshtra rrahje supesh, qe vec po forcojne sistemin e tyre!

MAFIA shqiptare shfaqet sot ne formatin 2.0, ushqehet me tendera fiktive e kompani fantazem. Pastron drogen, trafiqet e armeve, plehrave, ilaceve, vrasjet e sponsorizon politikane kriminele e ordinere!

Te punesuarit e punembaruesit e tyre jane funksionaret e korruptuar, por dhe sipermarresit e oligarkise se froneve, qe shkaterrojne tregun e lire e biznesin e ndershem.

Jane kaq te identifikueshem, sa mjafton te shkoqitesh letrat e tenderimeve publike e gara fonde financimesh, per te zbuluar oktapodin e fijeve qe servis po te njejte emra, ne sektoret me te privilegjuar te ekonomise!

Mafia shqiptare, baraz korrupsion e diktature, ushqehet e pastron kapitalet e paligjshme me krime kombetare!

Krim ambiental qe eshte cdo dite e ne rritje.
Krimi me mbetjet urbane qe po helmon tokat tona!
Krimi ndaj objekteve historike e veprave te artit duke na zhduk identitetin.
Krim ndaj pasurive natyrore, pyjeve, luginave, bjeshkeve e bregdetit ne nivele katastrofike!

Kjo nuk eshte drejtesia qe Amerika kerkon per ne shqiptaret!

Boll me fjale prej vitesh!

Distancohuni Dear Madame nga ushqyesit e ketij krimi, atehere po qe do te besojme se po luftojme bashkarisht diktaturen e neokomunizmin!

Shqiperia eshte nen diktature mafioze e nen regjimin e te korruptuarve!

Komunizmin e rrezuam me 1990 e jemi ne rrezik se diktatura e sotme mafioze do te sjell pasoja akoma me dramatike per ne shqiptaret!
Mafia po kontrollon ekonomine e politiken!
E ne jemi roberi te ketij regjimi!

About Redaksia

Check Also

Për vrasësit me pagesë të Shtetit Ligjor të së Drejtës…

Nga Adriana KALAJA Gjithmonë kam mbajtur qëndrim korrekt, kur janë shkelur parimet e Shtetit Ligjor …

Leave a Reply