Mjeku Alban Harxhi: T’i themi ndal hemoragjisë së mjekëve! Sistemi po lëngon!

Mjeku Alban Harxhi: T’i themi ndal hemoragjisë së mjekëve! Sistemi po lëngon!Mjeku i njohur Alban Harxhi bëri thirrje nga tryeza e organizuar nga Partia Demokratike me bluzat e bardha, për t’i dhënë fund largimit të mjekëve jashtë vendit.

Sistemi shëndetësor shqiptar, tha Harxhi, po lëngon nga keqadministrimi dhe keqqeverisja, duke e lënë figurën e profesionistit shëndetësor gjithnjë e më larg misionit të vend.

“Ky është një takim misionar. Ashtu si të gjithë ne e nisim karrierën tonë profesionale me fjalën betohem, kështu që jemi mbledhur sot për të kërkuar të prezantojmë shëndetësinë shqiptare si një aksion që ne duhet të nisim si profesionistë për ti dhënë jetë një sistemi që po lëngon nën kthetrat e strukturave qendrore duke e lënë figurën e profesionistit shëndetësor gjithnjë e më larg misionit të vend.

Ne jemi sot këtu për t’u betuar se do të kërkojmë që nën suportin e politikave demokratike dhe figurave elitare të sistemit shëndetësor shqiptar t’i themi ndal hemorragjisë së bluzave të bardha jashtë vendit, t’i themi ndal keqmenaxhimit financiar shëndetësor, t’i themi ndal orvatjeve të pacientit, t’i themi ndal mosvlerësimit të mjekut dhe bluzave të bardha në shëndetësi. Jemi këtu për t’i thënë shoqërisë shqiptare se do të kërkojmë të ofrojmë një sistem shëndetësor ku objektivi të jetë shëndet për të gjithë.

Të ofrojmë politika sa më efiçentë për pacientin dhe personelin shëndetësor, të ofrojmë mirëqenie shëndetësore me qasje europiane. Do të arrihet kjo falë bashkëpunimit tonë dhe politikave që po ndërmerr Partia Demokratike dhe veçanërisht Prof.Dr Sali Berisha”, u shpreh Harxhi.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply