Berisha mbështet grevën e avokatëve: Të anulohet urgjent harta gjyqësore

Kryetari i PD, Sali Berisha reagoi në lidhje me grevën e avokatëve, të cilët kërkojnë anulimin e hartës së re gjyqësore. Berisha u bën thirrje të gjithë profesioneve të tjera të lidhura me proceset gjyqësore, të hidhen në grevë dhe të kërkojnë anulimin e menjëhershëm të saj.

Reagimi

Sot greva 4-ditore e avokatëve të vendit kundër Hartës së Gjykatave.

Të dashur miq, sot të gjithë avokatët e vendit nisën grevën katërditore kundër hartës së re antikushtetuese, antiligjore, të sistemit të gjykatave që dhunon rëndë parimet e procesit të rregullt gjyqësor për qytetarët shqiptarë.

Kjo hartë në mënyrë arbitrare mbyll 9 gjykata fakti, 4 gjykata apeli administrative dhe 5 gjykata apeli. Ajo, me shpenzimet shtesë që u krijon qytetarëve, udhëtime, hotele etj, e bën të papërballueshëm procesin gjyqësor për shtresat në nevojë.

Me hartën antikushtetuese, Rama ka dy qëllime kryesore:

  • Të vendosë nën kontroll të plotë vendimet e gjykatave dhe të maskojë falimentimin e sistemit gjyqësor nga pseudoreforma e këtij sistemi.
  • Duke i dhënë mbështetje të plotë grevës të avokatëve të vendit në mbrojtje të të drejtave themelore të qytetarëve shqiptarë, u bëj thirrje të gjithë profesioneve të tjera të lidhura me proceset gjyqësore, të hidhen në grevë dhe të kërkojnë anulimin e menjëhershëm të saj.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply