Bordi i Ramës për çmimet, Berisha: Qeveria i grabiti qytetarëve 340 mln euro në tre muaj

Kryetari i PD, Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se po vjedh qytetarët me bordet e ngritura për çmimet. Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, Berisha është shprehur se bordet pasurojnë qeveritarët dhe klientelën e tyre, por se zbrazin xhepat e qytetarëve të thjeshtë. Sipas tij, në 3 muaj  qeveria ka grabitur nga xhepat e qytetarëve nëpërmjet rritjes së çmimeve me bordet shushunja 340 milionë euro.

Reagimi

Edi Rama tha: Bordet janë komuniste por janë të dobishme! Kjo sepse: Ato mbushin valixhet e qeveritarëve dhe klienteles së tyre! Ato zbrazin xhepat e qytetarëve! Në tre muaj qeveria ka grabitur nga xhepat e qytetarëve nëpërmjet rritjes së çmimeve me bordet shushunja 340 milionë euro.

Miq, këto ditë bordi komunist i Edi Ramës i rritjes së çmimit të ushqimeve ka vendosur çmimet e reja më të larta për produktet ushqimore bazë (miellin, orizin, vajin dhe sheqerin).

Bordet e hajdutit Rama janë betuar që të zhvatin çdo familje shqiptare, duke e ngritur çmimin e miellit nga 79 lekë/kg në 90 lekë/kg. Këta nuk kanë të ndalur e nuk ngopen me pak.

Qeveria po luan me bukën e gojës së qytetarëve shqiptarë, duke ia bërë të papërballueshme jetesën. Kjo qeveri i ka braktisur qytetarët e saj, e përpos kësaj, ka zgjedhur t’i zhvatë çdo qindarkë.

Bordet nuk janë gjë tjetër veçse mendësia komuniste e Edi Ramës për të zbrazur xhepat dhe vjedhur qytetaret dhe pasur nën kontroll te plote ushqimin e tyre si kushte kryesor për të kontrolluar të gjithë shoqërinë.

About Redaksia

Check Also

Veliaj pritet me protesta para SPAK: Hajdut, mashtrues 99-sh…

Disa qytetarë kanë protestuar me pankarta në duar para ambienteve të Prokurorisë së Posaçme, pasi …

Leave a Reply