Lulzim Basha si fenomen…

Endira BUSHATI

Basha erdhi në politikën shqiptare në vitin 2004 si anëtar dhe më pas si koordinator i KOPit. U prezantua si një i ri i suksesshëm, i diplomuar për drejtësi në Hollandë, me kapacitete intelektuale, një fytyrë e pastër, e qeshur dhe miqësore…
Shumica, përfshirë dhe unë, e lodhur nga mediokriteti dhe meskiniteti i shumicës së klasës politike, pa tek Lulzim Basha, Liderin Evropian, të Riun Modern, të aftë, me kulturë, të paqtë, të aftë për ndryshim real….

E gjitha rezultoi një FLLUSKË….
Ai në kohën kur na “u shit”, s’kishte as diplomën, as jurist “i shkëlqyer” s’kishte punuar ndonjëherë, as ndonjë karrierë të suksesshme profesionale s’kishte ndërtuar në rrugë e sipër….
Më pas rezultoi pa asnjë formim intelektual, pa kulturë, pa bosht, pa dije, gjë që shfaqej rëndom në fjalitë shterpë, në batutat pa humor, në diskutimet pa thelb…
Po kështu, rezultoi që e qeshura e tij s’ishte dhe aq e pafajshme, por tinëzare dhe djallëzore për të ngulur thika natën, s’ishte dhe aq i paqtë, por qënie e kompleksuar hakmarrëse….dhe në fund s’ishte as evropian e me shpirt demokrat, por komunist në gjithë kuptimin e fjalës, që nuk pyeste as për forume e demokraci, por vetëm dhe vetëm për “kolltukun” e vet të rehatshëm të pushtetit!

Ai e kishte “ekuacionin” e zgjidhur:
Të ishe Kryetar i Partisë Demokratike ishte biznesi më i madh në vend!
Kishte vetëm 2 aftësi: anglishten fluente dhe një “vjershë” që e mësonte mirë si papagall…
I duhej vetëm t’i ishte Uriah Hip Sali Berishës dhe kur t’i jepej mundësia t’i ngulte dhe thikën…
Dhe tani ja ku jemi…

Por…Lulzim Basha, nuk është një individ, në fakt ai është pjesë e një fenomeni, që gërryen përditë shoqërinë tonë:
Ai përfaqëson të gjithë ata të rinj, ambiciozë, por njëkohësisht përtacë, që as lodhen të lexojnë, të formohen, të fitojnë një profesion, por “me lekët e babit” marrin një diplomë/karton dhe i jepen me agresivitet politikës, sepse e dinë që në Shqipëri, të merresh me politikë, është mënyra më e shpejtë e një pasurimi marramendës….

Nuk kanë punuar asnjë ditë në jetë të vet, por rrinë tek kafja e partisë, i servilosen bukur kryetarit, “kapin” si fillim një mandat deputeti, e pastaj pretendojnë, pse jo, edhe për ministër, dhe pse jo ministër i brendshëm….
Ku është sot Sajmir Tahiri…?

Ka sajmir tahira, në tentativa e sipër, majtas e djathtas…
Fabrikohen në studio televizive të paguara, si ca papagaj me ngjyra, dhe pasi “e ambjentojnë” publikun me “vjershën” e tyre, iu mbushet mendja se janë dhe “shqipinja”…. edhe pse “s’kanë fluturuar ndonjëherë mbi ndonjë mal”, edhe pse s’dinë as dallimin mes kodrës dhe malit…
Dhe ne që gjithmonë kërkojmë “të rinj në politikë”….

Ndërkohë që, të rinjtë e talentuar të këtij vendi, e neverisin “papagallin e fabrikës tonë” dhe mezi presin të ikin….

About Redaksia2

Check Also

Me arrestimin e krerëve të opozitës, SPAK po i shtron Ramës ruajtjen e sundimit!

Nga Luçiano BOÇI Rama, njeriun i cili i dhuroi fronin e Kryeministrit në 2013, të …

Leave a Reply