Mjeku Gëzim Xhepa: Rrezikojnë që të largohen edhe studentët e specializantët drejt Perëndimit

Në një tryezë diskutimi me kreun e PD Sali Berisha për problematikat në sistemin shëndetësor në Shqipëri, mjeku Gëzim Xhepa tha se ajo që ka marrë kolpon kryesore është QSUT dhe problem kyç është përgatitja e studentëve dhe specializantëve.

Sipas tij shteti duhet të kthejë sytë tek QSUT pasi në këtë situatë ku ndodhemi rrezikojmë që të largohen edhe studentët e specializantët drejt perëndimit.

“Goditjen fatale sistemit arsimor ja ka dhënë unifikimi i titujve. Duke unifikuar titujt akademik me titujt e research imponuan në gjithë personelin mjekësor të tentojnë me aftësi apo paaftësi të vihen në dispozicion të studentëve.

Të ndahen dy titujt si më parë, bashkëpunëtori i vjetër shkencor nga docenti, mjeshtri i kërkimeve nga profesori, përndryshe për interesat tona personale marrim përsipër të dëmtojmë të ardhmen e studentëve. Të kthehet vëmëndja në lëndët e informimit.

Kështu si ka ardhur do na largohen studentët dhe specializantët duke kërkuar perëndimin, jo vetëm mjekët”, tha mjeku Xhepa.

About Redaksia

Check Also

Çfarë do jetë protesta e 10 shkurtit/ Shqipëria përgatitet për kryengritje kundër regjimit

Në përgjigje të pyetjes për tubimin e 10 shkurtit, kryetari i PD, Sali Berisha theksoi …

Leave a Reply