Nesër protestojmë kundër rritjes së çmimeve nga një bandë hajdutësh

Rritja e çmimeve duket se do të rikthejë …një tjetër valë protestash në vendin tonë. Njoftimi është bërë nga Organizata Politike në rrjetet sociale .Në njoftim thuhet se protesta do të mbahet pasditen e të mërkurës në orën 18:00. Pikënisja e protestës, do të jetë sheshi “Skënderbej” ndërkohë më pas qytetarët pritet të marshojnë drejt kryeministrisë…

Thirrja e plotë për protestën e së të mërkurës

Rritja e çmimeve s’ka të ndalur. Nafta ka arritur 258 lekë/litër, ndërsa vazhdojnë të rriten çmimet e ushqimeve dhe çdo produkti të domosdoshëm. Shumica dërrmuese e qytetarëve gdhihen çdo ditë e më të varfër, më të grabitur e të nëpërkëmbur. Qeveria po dëshmon dita-ditës jo vetëm kapjen nga oligarkët, por edhe inkompetencë kriminale në administrimin e krizës. Oligarkët përfitojnë miliona euro subvencione, kurse më të varfrit marrin thërrime të cilave po u skadon afati.

Ndërkohë që pjesa më e madhe e shoqërisë nuk përfiton asnjë masë lehtësuese, bordet qeveritare janë shndërruar në kartele ku përligjet rritja skandaloze e çmimeve. Në këto kushte, të durosh është luks që s’mund t’ia lejojmë vetes. Askush nuk mund t’i varë shpresat te një qeveri hajdute, e kompromentuar dhe e paaftë. Populli duhet të marrë në dorë fatet e veta. Të mërkurën, ora 18:00, nga Sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë. Të gjithë në protestë!

About Redaksia

Check Also

Kërcënimi mafioz i Ramës për Ahmetajn: Po fole…

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj do të flasë sërish nga arratia. Gazetari Çim Peka ka publikuar disa …

Leave a Reply