Sot në orën 18:00, protestë kundër rritjes së çmimeve!

Sot në orën 18:00 do të zhvillohet një protestë në Tiranë kundër rritjes së çmimeve. Qytetarët priten të mblidhen në “Sheshin Skënderbej” e nga aty, do të drejtohen për te Kryeministria.

Protesta është thirrur nga shoqëria civile me sloganin “Pilafi s’mban më ujë”!

Qytetarët u shprehën dje se do të marrin pjesë në protestë, ndërsa shtuan njëzëri se rritja e çmimeve e ka bërë të përballueshme jetesën e tyre. Kategoritë pjesëmarrëse në protestë do të jenë nga më të ndryshmet, duke nisur me studentët e përfunduar me moshat e treta, që kërkojnë rritje të pensioneve.

Qytetarët, kishin edhe një mesazh për qeverinë dhe sipas tyre, keqqeverisja ka bërë që shumë të rinj të braktisin vendin, në një kohë që mund të ndërtonin të ardhmen në vendin e tyre.

About Redaksia

Check Also

Shqipëria ndeshje të madhe në Pragë, përmbys Ukrainën

Super rikthim i kombëtares shqiptare ndaj Ukrainës, nga disavantazhi 1-0, kanë arritur të fitojnë me …

Leave a Reply