Akuza për ryshfet, tensionohet situata në seancën e Vettingut (Foto)

Një situatë e pazakontë ka ndodhur sot në seancën e zhvilluar në seancën e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit ku trupa vendosi shkarkimin e gjyqtarit të Gjykatës Administrative në Vlorë, Bevis Shehaj.

Në fotot e shkrepura nga LSA, duket nëna e këtij të fundit, e cila futet në ambientet e sallës ku u dha vendimi për shkarkimin e djalit të saj. Ajo drejtoi gishtin në drejtim të anëtarit të KPK, Olsi Komici duke e akuzuar atë për ryshfet.

Dy ditë më parë Shehaj u përball me gjetjet e reja të KPK në tre kriteret e vlerësimit të konstatuara pas riçeljes së hetimit për shkak të denoncimeve të kryera pas seancës së parë dëgjimore.

KPK ngriti pikëpyetje për vendime të gjyqtarit Shehaj të marra në cenim të procesit të rregullt ligjor apo në kushtet e konfliktit të interesit, konstatime që u kundërshtuar nga subjekti. Po ashtu, Shehajt iu bënë pyetje mbi balanca negative në vlera të mëdha për pasuritë e krijuara prej prindërve, përpara se ai të emërohej si gjyqtar.

Shoqata e Avokatëve Antikorrupsion e ka paditur pranë SPAK-ut anëtarin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, Olsi Komici, duke e akuzuar atë për falsifikim dokumentesh.

Image

Image

Image

About Redaksia

Check Also

“Nuk duhet të jesh në zyrë kur të vriten njerëz…”/ Dëshmia e Metës dhe mesazhi që mori para 21 janarit

Ilir META Të vërtetat e 2𝟏 𝐉𝐚𝐧𝐚𝐫𝐢𝐭, 𝟏𝟒 𝐒𝐡𝐭𝐚𝐭𝐨𝐫𝐢𝐭 𝐝𝐡𝐞 𝐜̧𝐞̈𝐬𝐡𝐭𝐣𝐞𝐬 𝐇𝐚𝐣𝐝𝐚𝐫𝐢 Kur njerëzit me …

Leave a Reply