Policia: Djali i ish-deputetit të PS u arrestua se u kap me kokainë, por u lirua…

Pas denoncimit në rrjetet sociale se Gëzim Peza, djali i ish-deputetit socialist, Dashamir Peza, ishte arrestuar në Shëngjin me lëndë narkotike dhe ishte liruar menjëherë, reagoi zyrtarisht Policia e Lezhës.

Me anë të një komunikate, Policia sqaroi se 36-vjeçari është arrestuar më 2 qershor pas kontrolleve rutinë nga policia në një postbllok në Shëngjin në hyrje të vendit ku zhvillohej Festivali Ndërkombëtar i Muzikës Elektronike (UNUM).

“Gjatë kontrollit fizik të tij, i janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale sasi të vogla lëndësh narkotike”, sqaroi Policia, ndërsa në rrjetet sociale u denoncua që Peza të kishte me vete disa lloje drogash si heroinë, kanabis dhe ekstazi.

MASA E SIGURISË

Ndërsa Policia e Lezhës nuk rezulton të ketë dhënë njoftim për arrestimin, mbrëmjen e shkuar theksoi se 36- vjeçari është dërguar në ambientet e Policisë derisa është marrë masa e sigurisë.

“Nga momenti i arrestimit, shtetasi G.P. ka qëndruar në dhomat e paraburgimit në DVP Lezhë, deri në momentin që është dërguar në ambientet e Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë për seancën gjyqësore për vleftësim të arrestit dhe caktimit të masës së sigurisë.

Në seancën gjyqësore, Gjykata e ka vleftësuar të ligjshëm arrestin e kryer nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve, të shtetasit G.P., duke caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Pas përfundimit të seancës gjyqësore të caktimit të masës së sigurisë nga Gjykata, po nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve është bërë ekzekutimi i Urdhrit të Prokurorit për zbatimin e Vendimit të Gjykatës, ku shtetasi G.P. është dërguar në banesën e tij i shoqëruar nga shërbimet e policisë.

Në përfundim, theksojmë se si për rastin e shtetasit të lartpërmendur, ashtu edhe për të gjitha rastet e tjera, nga Policia e Lezhës, janë kryer të gjitha veprimet hetimore procedurale konform procedurës standarde, në mënyrë të paanshme dhe ligjore”, sqaroi Policia.

About Redaksia

Check Also

Kërcënimi mafioz i Ramës për Ahmetajn: Po fole…

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj do të flasë sërish nga arratia. Gazetari Çim Peka ka publikuar disa …

Leave a Reply