Halimi: Harta e re gjyqësore do të shtojë kostot për avokatët dhe qytetarët

Ish-ministri i drejtësisë, Eduart Halimi u shpreh në emisionin “Ora e Betit” se, qytetarët dhe avokatët e kanë legjitim shqetësimin për hartën e re gjyqësore.

Ai tha se mbyllja e kaq shumë gjykatave do të rëndojnë tarifat e avokatëve dhe në xhepat e qytetarëve pasi duhet të paguajnë më shumë.

Halimi: Avokatët dhe shqetësimi i tyre është legjitim sepse ata dhe qytetarët duhet të dinë pse po ndodh një proces i tillë. Është fakt që me hartën e re gjyqësore, mbyllen 9 gjykata dhe prokurori në 9 qytete të venit. Shkrirja e 5 gjykata e apelit dhe përqendrimi në Tiranë rrit kostot për qytetarët dhe avokatët.

Nëse mbyllet në Përmet një studio ligjore do të ngelin pa punë avokatët dhe për të shkuar në Gjirokastër avokatit i duhen shumë shpenzime dhe do të shkojnë të paguhen te qytetari. Qytetarët nuk do të shkojnë më në gjykatë dhe do tu privohet aksesi në drejtësi. Prandaj shqetësimi është tejet legjitim.

About Redaksia

Check Also

“Nuk duhet të jesh në zyrë kur të vriten njerëz…”/ Dëshmia e Metës dhe mesazhi që mori para 21 janarit

Ilir META Të vërtetat e 2𝟏 𝐉𝐚𝐧𝐚𝐫𝐢𝐭, 𝟏𝟒 𝐒𝐡𝐭𝐚𝐭𝐨𝐫𝐢𝐭 𝐝𝐡𝐞 𝐜̧𝐞̈𝐬𝐡𝐭𝐣𝐞𝐬 𝐇𝐚𝐣𝐝𝐚𝐫𝐢 Kur njerëzit me …

Leave a Reply