Fermerët e Vaut të Dejës në protestë: Qeveria na mohoi subvencionet

Fermerët e bashkisë së Vaut të Dejës janë hedhur në protestë. Ata pretendojnë se, janë shpallur fitues për subvencionin e naftës, por me pas nuk kanë arritur që ta përfitojnë atë.

Fermerët akuzojnë qeverinë shqiptare, bashkinë e Vaut të Dejës dhe drejtorinë rajonale të Bujqësisë në Shkodër se, ndarja e naftës është bërë mbi ngjyrime politike duke përjashtuar fermerët e djathte.

Ne mbështetje të protestës ishte edhe deputeti i PD i qarkut Shkodër Zef Hila, i cili i bëri thirrje ministres së Bujqësisë Frida Krifca që të marrë masat e duhura për të ngritur një komision të përbashkët me fermerët dhe për te evidentuar të gjitha abuzimet e bëra me subvencionin e naftës. Fermerët bllokuan rrugën kryesore Shkodër-Tiranë për disa minuta.

Image

About Redaksia

Check Also

Skema kriminale si Rama i futi në luftë dy biznesmenët

Firmat e kryeministrit Edi Rama, në cilësinë e kryetarit të Këshillit Kombëtar të Territorit, për …

Leave a Reply