Një udhëtim për të demonstruar se Rusia nuk është e izoluar, se ka ende miq në pjesën tjetër të kontinentit: Serbinë. Dhe në fakt, udhëtimi i parë në Europë nga fillimi i luftës i ministrit të Jashtëm rus Sergei Lavrov ka rezultuar një débâcle diplomatik: Bullgaria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi i kanë mbyllur hapësirën ajrore mjetit të tij dhe vizita në Beograd është anulluar. Është një prej efekteve të sanksioneve ndërkombëtare, ato që Serbia nuk dëshiron t’i adoptojë, dhe që sjell kështu izolimin nga ana e fqinjve të saj që i përkasin NATO.
Vizita do të kishte pasur një vlerë tjetër simbolike, një sfidë në qiell të hapur në kufijtë e Bashkimit Europian, por do të nënvizonte parasëgjithash aleancën midis Moskës dhe “kalit të Trojës” së saj në Ballkan, pas nënshkrimit të një kontrate të re fitimprurëse për furnizimet energjitike për Beogradin. Faktikisht, në fillim të qershorit, ndërsa Bashkimi Europian arrinte marrëveshjen për të prerë rreth 70% të importeve të naftës ruse, Serbia – që për hyrjen në Bashkimin Europian është kandidate prej 10 vitesh – njoftonte një kontratë të re trevjeçare për importimin e gazit nga Rusia.
“Jemi mbuluar për dimrin e ardhshëm”, ka thënë presidenti Aleksandar Vuçiç pas mirëkuptimit telefonik me homologun e tij rus Vladimir Putin. Ajo që godet është çmimi i siguruar nga Serbia: rreth 400 dollarë për metër kub. Janë ende vlerësime, pasi tarifa finale do të varet nga sasia e importuar, por do të bëhej fjalë për çmimin më të ulët të paguar në Europë për importimet e gazit rus. Dimrin e ardhshëm Serbia do të paguajë “nga 10 deri në 12 herë më lirë se pjesa tjetër e Europës”, ka specifikuar Vuçiç. Pas javësh presione diplomatike për t’u angazhuar me sanksionet perëndimore kundër Rusisë, Beogradi për momentin zgjedh sigurinë energjitike, edhe falë një skontoje të konsiderueshme. Megjithatë, diferenca e çmimit do të rishpërblehet nga një varësi më e madhe nga Moska.
Ende midis Brukselit dhe Moskës
Në pritje që kontrata me Gazpromin të zyrtarizohet, marrëveshja e re për furnizimet me gaz rikonfirmon luhatjen e Serbisë midis Bashkimit Europian dhe Rusisë. Javët e fundit Vuçiç ka takuar eksponentë të ndryshëm të Bashkimit Europian, midis të cilëve presidentin e Këshillit Europian Charles Michel, duke rishënuar si rëndësinë e marrëdhënieve tregëtare me vendet e Bashkimit Europian – nga ku vjen 67% e investimeve të huaja, siç e nënvizon vetë Vuçiçi – ashtu edhe pamundësinë për të hequr dorë “nga interesat kombëtare të Serbisë”. Referimi është ndaj sanksioneve të Rusisë. Për shkak të kontratës së re, interesa të tilla të çojnë në çmimin e favorshëm të paguar për gazin rus.
Moska dukese rikompenson kështu besnikërinë e Beogradit dike i siguruar një dimër të ngrohtë, por – si për dashur të përmbysë interpretimin – duke ia ngrirë procesin e afrimit me Bashkimin Europian. Nga ana e tij, ky i fundit nuk duket se ka ofruar stimujt e duhur të të sigurar angazhimin serb. Përkundrazi, ndërsa vendet anëtare negocionin me vështirësi një reduktim të importimeve nga Rusia, presidenti francez Emmanuel Macron, që mban edhe presidencën e radhës së Bashkimit Europian, lançonte propozimin për ta riparë procesin e zgjerimit në dritën e kandidaturës së Ukrainës.
Ideja franceze – që ka objektivin e zhbllokimit të një mekanizmi zgjerimi tashmë të ngecur – është ai i një “komuniteti politik europian”, që mund të zëvendësojë kandidaturat dhe, për pasojë, hyrjet e ardhshme zyrtare në Bashkimin Europian me një prej partneriteteve më gjenerikë të bashkëpunimit. Një propozim që, edhe sikur të mbetej letër e vdekur, konfirmon dyshimet rreth synimit reaë politik të shteteve europiane për të çuar drejt përmbylljes së procesit disadekadësh të integrimit të Ballkanit. Por presidenti serb e ka mirëpritur në mënyrë të favorshme idenë e Macron pasi kjo do t’i mundësonte të qëndronte me një këmbë në dy këpucë, duke e shkarkuar nga përgjegjësia e arritjes së një kompromisi definitiv lidhur me Kosovën, e konsideruar conditio sine qua non për t’i dhënë një kthesë procesit të aderimit.
Dhe ish provinca serbe përfaqëson një tjetër shtyllë tjetër thelbësore të raporteve të Beogradit me Moskën. Procesi i njohjes ndërkombëtare të Kosovës mund të pengohet vetëm me mbështetjen e Rusisë, e rrjetit të aleatëve të saj dhe, sidomos, e pushtetit të vetos së saj në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.
Serbia e Vuçiçit ka mësuar që t’u jap një goditje dyfishe, duke u paraqitur si viktimë presionesh të kundërta. E demonstron çfarë ka ndodhur duke filluar nga mesi i muajit maj, kur Beogradi ka qenë në shënjestër të qindra alarmeve për bombë, më pas të rezultuara të gjitha false, dhe të identifikuara nga institucionet si një tentativë “nga jashtë për të ushtruar presione ndaj Serbisë me qëllim që miratojë sanksione kundër Rusisë”, siç e ka shpjeguar kryeministrja Ana Brnabiç ndërsa hetimet e policisë qenë ende në zhvillim. Alarme false pra, që sipas spekulimeve të qeverisë do të ndihmonin t’i vinte erë pilulës së sanksioneve eventuale kundër Rusisë, duke e bërë një zgjedhje ku Serbia do të “detyrohej” nga faktorë të jashtëm, më shumë se prej vullnetit univok të liderit të saj. Në të njëjtin drejtim duket se shkon vendimi për të miratuar sanksione, por vetëm ndaj Bjellorusisë, “prej përfshirjes së saj në luftën në Ukrainë”. Një vendim që do të donte t’i shpëtonte fytyrën në raportet me Brukselin, por që di edhe nga hipokrizia dhe që e bën ende më të lëkundur moton e marrëdhënieve ndërkombëtare të Beogradit.
Qeveria e ardhshme dhe “vëllazëria” me Rusinë
Koha e zgjedhjeve, për Beogradin, do të mbesë e varur ka mundësi deri në fundin e verës. Nga zgjedhjet e 3 prillit – kur presidenti Vuçiç është rikonfirmuar dhe Partia Progresiste e tij ka fituar rreth 44% të votave – nuk ka lindur akoma qeveria e re.
Gjatë këtyre javëve, Komisioni Elektoral (RIK) nuk i ka botuar ende rezultatet zyrtare të zgjedhjeve parlamentare, që në ndërkohë janë përsëritur në disa vendvotime në jugun e Serbisë. Qeveria e re do të formohet brenda 90 ditëve nga zyrtarizimi i rezultatit të votës. Një stratagjemë që mund t’i japë kohë të çmuar Vuçiçit: të ndjekë ecurinë e konfliktit ukrainas dhe të vendosë nëse të rinovojë apo jo aleancën dekadëshe me Partinë Socialiste, një prej padronëve politikë të prorusizmit në Serbi. Duke e shkëputur nga partia që qe e Millosheviçit do të ishte një eurowashing i mirë, domethënë nëjë tentativë për ta përmirësuar imazhin europeist të ekzekutivit, por mund të rezultojë një bumerang politik kundër vetë Vuçiçit, që nuk mund të armiqësohet me fasha të gjera të elektoratit që ekzaltojnë “vëllazërinë” me Rusinë.
Më 30 maj të 1992, në fazat fillestare të luftës në Bosnje – Hercegovinë, Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara miratoi Rezolutën Nr. 757, me të cilën Republika e atëhershme Federale e Jugosllavisë izolohej nga një pikëpamje tregëtare dhe financiare, zyrat konsullore u përgjysmuan dhe përfaqësueset sportive të saj u përjashtuan nga kompeticionet ndërkombtare. Serbia dhe Mali i Zi u gjendën në një situatë të ngjashme me atë të Rusisë së sotme dhe qytetarët e saj u zhytën në mjerim ekonomik dhe kjo qe e mundur falë edhe votës së favorshme të Rusisë.
Kjo e “vëllazërisë” midis Rusisë dhe Serbisë është kështu një arteficë teorike, që siç e demonstron rasti i cituar, është refuzuar pjeslrisht nga historia e vonshme. Rusia e Boris Jelcinit, që në 1992 kërkonte një vend të ri në marrëdhëniet ndërkombëtare, preferoi të ruante interesat e saj diplomatike më shumë sesa rrënjën e presupozuar të përbashkët me Serbinë e Sllobodan Millosheviçit. Kurse sot zgjedhja e Vuçiçit për të mos e sanksionuar Moskën “për të mbrojtur interesat kombëtare” e vendos Serbinë në rolin e vasalit europian të Rusisë së Putinit, në shpresën që kjo të ruajë mbështetjen e Beogradit ndaj dosjes kosovare.
Megjithat, në fundin e prillit presidenti rus nuk ka përtuar të kujtojë rastin e pavarësisë së Kosovës për ta legjitimuar aneksimin rus të Krimesë. Një mesazh indirekt – ndoshta – edhe për Beogradin, udhëkryqi diplomatik i të cilit midis Bashkimit Europian dhe Rusisë mund të transformohet shpejt në një rreth vicioz ndërkombëtar.
(Nga Aspen Institute)
Përgatiti
ARMIN TIRANA