Bashkia e Ramës, tender 1.6 milionë euro shpërblim Kapllanajt

Bashkia e Shijakut ka përfunduar tenderin për rindërtimin e Pallatit të Kulturës, i cili u dëmtua nga tërmeti i 26 Nëntorit 2019.

Procedura me fond limit 190 milionë lekë të reja ose rreth 1.6 milionë euro, është fituar nga shoqëria ‘Shkëlqimi 07’, në pronësi të familjarëve të ish-drejtuesit të Partisë Demokratike në Mallakastër, Agron Kapllanaj.

Tenderi është zhvilluar pa garë dhe kompania fituese ka paraqitur ofertën 189 milionë lekë të reja ose rreth 99.2 përqind e fondit limit.

Prokurimet pa garë dhe me oferta shumë pranë fondit limit konsiderohen të dyshimta dhe me risk të lartë abuzimi në manualet ndërkombëtare të tenderave publikë. Tenderat e Rindërtimit vijojnë të zhvillohen me procedura të ngjashme, nën justifikimin e emergjencës, megjithëse tashmë kanë kaluar rreth 3 vjet nga tërmeti tragjik i nëntorit 2019.

Qeveria miratoi në Maj 2021 financimin për Rindërtimin e Pallatit të Kulturës së Shijakut. Por, në atë vendim duket se ishte harruar fondi i nevojshëm për mbikëqyrjen dhe kolaudimin e punimeve.

Për këtë arsye, në Maj 2022, Qeveria miratoi ndryshimin në vendimin e saj të mëparshëm, duke caktuar në total fondin prej 192 milionë lekë të reja.

Bashkia e Shijakut zhvilloi procedurën në mënyrë urgjente dhe në fund u shpall fituese kompania ‘Shkëlqimi 07’./Syri.tv

About Redaksia

Check Also

Hapi i parë i Berishës pas rikthimit të Trump në Shtëpinë e Bardhë me 20 janar

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi sot se cilat do të jenë hapat e …

Leave a Reply