Berisha uron piktorin shqiptaro-amerikan Serxhio Bitiçi: Një ekspozitë e veçantë në akuarel!

Kryetari i PD, Sali Berisha ishte i ftuar në hapjen e ekspozitës në akuarel nga piktori shqiptar, që jeton e punon në Amerikë, Sergio Bitiçi.

Postimi i kreut të PD Berisha

Një ekspozitë e veçantë në akuarel!

Miq, këto ditë në mjediset e “Piano Bar Piaca” piktori i mirënjohur shqiptaro-amerikan dhe veprimtari i shquar i çështjes shqiptare, Sergio Bitiçi, ekspozoi disa nga krijimet e tij më të bukura në akuarel.

Sergio Bitiçi është një personalitet i suksesit. Ai i ka kushtuar jetën e tij biznesit të suksesshëm në New York, çështjes shqiptare, lirisë së Kosovës dhe demokracisë në Shqipëri, për të cilat, ai dhe vëllezërit e tij kanë dhënë ndihmesë të çmuar.

Por një fushe tjetër suksesi në të cilen Serxhio Bitiçi ka treguar talent të veçantë dhe të admirueshëm, është piktura në akuarel në të cilën ai ka bashkëpunuar me piktorë të mëdhenj të kohës. Ekspozitën e tij e kuroi piktori ynë i mirënjohur, Buron Kaceli dhe morën pjesë piktorë të mirënjohur, shkrimtarë, gazetarë e miq të autorit.

Me këtë rast le t’i urojmë ne sëbashku Serxhio Bitiçit, suksese edhe më të mëdha. sb

Mund të jetë një imazh i 3 persona, njerëz të ulur dhe ambiente të brendshme

Mund të jetë një imazh i 5 persona

About Redaksia

Check Also

Kërcënimi mafioz i Ramës për Ahmetajn: Po fole…

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj do të flasë sërish nga arratia. Gazetari Çim Peka ka publikuar disa …

Leave a Reply