Deklarata e fortë e deputetit: Në kafen e Kuvendit pihet hashash!

Deputeti Dashnor Sula ka bërë një deklaratë të fortë nga foltorja e Kuvendit. Gjatë fjalës së tij, ai hodhi dyshime të forta se, në kafenë e Kuvendit pihet dhe hashash.

“Këtu, te kafja ngjitur vjen era puro që pijnë pasanikët e pushtetarët, mos them ndonjë gjë tjetër që vjen edhe era hashash. Ky është realiteti zonja kryetare. Po kadillaku i kryeministrit e di sa benzinë e naftë harxhon? Apo i ministrave të tjerë? Po e dini se çmimi i naftës është jashtëzakonisht i lartë.

Unë nuk e kam për turp dhe jam krenar që jam fshatar, dhe që përfaqësoj gjithë ata fshatarët e bujqit. Dilni e shikoni njëherë nëpër fshatra, është gjendja katastrofike”, tha Dashnor Sula.

Pas fjalës së deputetit Sula, ka reaguar kryeparlamentarja Lindita Nikolla, e cila e cilësoi si fyerje deklaratën në fjalë dhe tha se ai duhet të kërkojë falje.

“Është fyerje e madhe që i bëhet institucionit, kolegëve deputetë, duke thënë një të vërtetë të madhe. Ju kërkoj të kërkoni falje”, tha Lindita Nikolla.

Ndërsa deputeti Sula tha se, “nuk akuzova askënd. Unë nuk pi as duhan, dhe mund ta ngatërroj, por aty vjen era puro e të mbyt”, tha Sula.

About Redaksia

Check Also

Loja me shpronësimet/ Si Qeveria ndryshoi ligjin për të favorizuar investitorët strategjikë

Dhjetra familje që u prekën nga shpronësimi i rrugës Thumanë Kashar, nuk mundën të fitojnë …

Leave a Reply