Portali i arbitrazheve, GAR (Global Arbitration Review) bëri me dije se Shqipëria ka humbur edhe apelin për gjobën e marrë në Arbitrazhin Ndërkombëtar për një vlerë prej 44 milionë dollarë.
GAR shkruan se një gjykatë në Paris ka lënë në fuqi dënimin prej 44 milionë dollarësh kundër Shqipërisë për një projekt të një autostrade malore.
Lajmin për mbetjen në fuqi të gjobës e dha para pak ditësh edhe kryetari demokrat, Sali Berisha.
Por portali thekson se ky vendim është i pari në llojin e tij, për shkak se dështimi për të ngritur një kërkesë në një proces paraprak të bordit të mosmarrëveshjeve është vlerësuar si çështje pranueshmërie, jo juridiksioni.
Kompania Aktor vendosi të padisë Shqipërinë, pasi qeveria e Edi Ramës në mënyrë skandaloze, i futi asaj një kompani nënkontraktore, në pronësi të Edmond Begos.
Ky i fundit njihet si miku trafikant i Taulant Ballës.
Skandali është denoncuar vazhdimisht nga lideri demokrat, Sali Berisha.