Rama flet dhe Jorida shkrihet së qeshuri

Fatura e arbitrazhit, inceneratorët dhe rritja e çmimeve të ushqimeve dhe karburantit ishin pjesë e debatit sot në Kuvend mes Edi Ramës dhe deputetes së PD-së, Jorida Tabaku.

“Për të vazhduar me një tjetër shifër se ju shikoj shpesh që shkoni pranë domateve dhe zarzavateve.

Jo ne sigurohemi që të ketë më shumë domate në treg dhe eksport dhe në këtë sasi domatesh të shtuara sigurohemi që ta keni sfondin plot me domate kur dilni atje.

Ju dilni atje dhe me gjithë ato domate të bukura plot shkëlqim dukeni dhe më mirë në këtë Shqipëri që po shkon në mjerim të vazhdueshëm.

Ne na vjen mirë që dukeni më mirë. Këtu është për të marrë mikrofonin vetëm për ngushëllime, po të nisemi se si jeni.

Të paktën del znj. Tabaku me domate dhe mollë dhe i jep një lloj ngjyre kësaj punës suaj që është një film bardhezi që para filmit “Shtigje lufte” duket si film i Hollivudit.

Domatet janë fakte patjetër dhe janë aq shumë fakte sa që mjafton të shikosh shifrat e eksportit për të kuptuar pse nuk ngjisni fare ju me domaten.

Jeni zhytur në një kazan të madh plehrash, kështu që të mos hyjmë në atë pjesë. Zonja Tabaku si ka mundësi, që të paktën një shifër, të kredive të këqija, ta merreni dhe ta ktheni në problem, 5% tani, krahasuar me 24% që ishte kur ne morëm detyrën.

Ku gjendet kjo kurajë? Po me Kievin çfarë pate, ku hynte Kievi këtu, ca lidhje kishte me domatet? I kemi ndarë punët, ju tek domatet, ne aty ku na kërkon detyra” tha Rama.

About Redaksia2

Check Also

Berisha tregon si do ta drejtojë fushatën: Të pashpresë ata që mendojnë t’i caktojnë PD-së kryetarin

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka shuar kureshtjen e opinionit në lidhje me drejtimin …

Leave a Reply