Enigma e pamundur! Roli i faktorit etnik për zgjidhje të konflikteve ballkanike

Enigma e pamundur. Roli i faktorit etnik në propozimet e fundit për zgjidhje të konflikteve ballkanike

Aseti politik i Ballkanit bëhet periodikisht objekt i vëmendjes së mediave ndërkombëtare dhe i propozimeve për t’i dhënë fund çështjeve të pazgjidhura që i karakterizojnë. Elementi që nganjëherë i bën të përbashkëta konsiston në zgjedhjen e kriterit etnik për të ripërcaktuar kufijtë. Rastet e Bosnjës dhe Kosovës.

Shkëmbimi i territoreve dhe retifikimit të kufijve: rruga për pajtimin?

2018 shënoi një faze optimizmi të moderuar për Ballkanin. Në zgjidhjen e konfliktit të vështirë midis Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut, e vulosur me firmosjen e marrëveshjes së Prespës, ju shtua fillimi negociatave midis Serbisë dhe Kosovës për normalizimin e marrëdhënieve midis Beogradit dhe republikës së vogël të vetëshpallur të pavarur në 2008. Presidenti serb Aleksandar Vuçiç dhe homologu i tij kosovar Hashim Thaçi qenë idhtarët e traktativave, me mbështetjen e administratës amerikane të presidentit të atëhershëm Donald Trump; të dy njoftuan vullnetin për të arritur në një marrëveshje gjatë një paneli të mbajtur në Alpbach të Austrisë në gushtin e 2018.

Marrëveshja e mundshme mori formën e një shkëmbimi të territoreve mbi bazën e shpërndarjes etnike: Serbia do të mbante zonën e Kosovës veriore, në mënyrë të veçantë komunën e Mitrovicës së Veriut, ku popullsia serbe përbën shumicën, ndërsa Republikës së Kosovës do t’i cedohej territori i Luginës së Preshevës, një rajon i Serbisë jugore i banuar mbi të gjitha nga shqiptarë. Shkëmbimi i territoreve do të ishte pjesë e një marrëveshjeje më të përgjithshme në virtyt të së cilës Serbia dhe Kosova do të normalizonin marrëdhëniet bilaterale dhe Beogradi do të njihte pavarësinë e atij që e konsideron akoma sot si një territor që i përket atij.

Dialogu nuk rezultoi aq i thejshtë sa për t’u çuar përpara, në dritën e tensioneve periodike midis Beogradit dhe Prishtinës dhe kundërshtimi i kryeministrit të atëhershëm kosovar Ramush Haradinaj, por shpejt u shfaq në çdo rast sesi elementë të ndryshëm do të bënin kompleks konkluzionin e një marrëveshjeje: shpërndarja jouniforme e popullsisë serbe në territorin kosovar (një pjesë e rëndësishme e kësaj do të mbetej në fakt në territor nën kontrollin e Prishtinës), por edhe statusin e Liqenit të Gazivodës (dhe e centralit elektrik i pranishëm aty), si edhe të minierave të Trepçës.

Mbi të gjitha, u regjistrua ftohtësia me të cilën u prit në kryeqytetet europiane plani i retifikimit të kufijve, një qëndrim që pati të bëjë në veçanti me kancelaren e atëhershme gjermane Angela Merkel. Faktikisht, nga shumë palë u shpreh frika e një zgjidhjeje konsistente në një modifikim të kufijve, e mbështetur sidomos mbi një kriter etnik, pasi kjo do të nënkuptonte Kutinë e Pandorës dhe t’i hapte rrugën instancave të tjera të shumta analoge në rajon, me rrezikun që ta zhyste Ballkanin në një fazë të re paqëndrueshmërie.

Një ide e përsëritur: “non-paper” i 2021

Qysh atëhere, marrëdhëniet midis Serbisë dhe Kosovës në fakt janë ftohur, duke e larguar perspektivën e një marrëveshjeje: këtë e ka pasuar një seri faktesh, nga vendimi i Prishtinës në fundin e 2018 për t’u pajisur me një ushtri në kuptimin e vërtetë të fjalës deri në krizën e fundit të targave dhe me protestat e serbëve të Kosovës që kanë tivendikuar mundësinë e votimit për zgjedhjet e përgjithshme serbe të mbajtura më 3 prill. Në këtë kontekst, të karakterizuar edhe nga shqetësimet në rritje rreth situatës në Bosnje – Hercegovinë, është verifikuar në pranverën e 2021 një zhvillim i bujshëm: në muajin prill, një raport anonim ku hipotezohej një modifikim komplesiv të asetit të Ballkanit është përhapur jo vetëm nga mediat e disa vendeve të zonës, por ka përfunduar edhe për të qarkulluar në tavolinat e institucioneve europiane.

Raporti në fjalë propozonte të zgjidheshin çështjet ende të pazgjidhura në rajon nëpërmjet një serie modifikimesh të kufijve mbi bazën e përbërjes etnike të territoreve të ndryshme: për shembull, Kroacia dhe Serbia do të inkorporonin zonat e Bosnjes – Hercegovinës që përmbajnë popullsitë respektive, por duke lënë në fatin e tyre boshnjakët myslimanë, ndërsa Republika e Kosovës do të ndahej midis Shqipërisë dhe Serbisë përgjatë një vije të dizajnuar me një kriter analog me projektin e 2018. Risi të mëtejshme do të kishin të bënin me Maqedoninë e Veriut dhe në mënyrë të veçantë zonat e saj me shumicë shqiptare, për të cilën raporti tregonte edhe në këtë rast kalimin nën sovranitetin e Tiranës. “Non-paper”, origjina e të cilit nga disa që të çonte tek kryeministri slloven Janez Jansha, ka gjeneruar shqetësim në institucionet europiane dhe ka ngjallur bezdi në Ballkan, ku propozimi është konsideruar në thelb si e rrezikshme për stabilitetin e zonës.

Bosnje – Hercegovina, një ngrehinë e brishtë

Situata në Bosnje – Hercegovinë ka tërhequr vëmendjen e mediave dhe vëzhguesve ndërkombëtarë në dritën e qasjes së Milorad Dodikut, përfaqësues serb në presidencën tripalëshe të Bosnjes dhe ish president i Republikës Srpska, i cili është akuzuar nga shumë palë se po nxit tensionet shkëputëse që karakterizojnë vendin. Në mënyrë të veçantë ka ngjallur preokupim vendimi i parlamentit të Republikës Srpska të dhjetorit 2021, në virtyt të së cilës mund të kalojnë në Banja Luka një seri prerogativash dhe funksionesh në momentin e kompensimit të shtetit qendror, sidomos në fushën e mbrojtjes, tatimeve dhe drejtësisë. Një lëvizje e tillë është konsideruar me preokupim sidomos nga ana e vendeve perëndimore, të cilat e kanë quajtur si një hap prapa të prirur për të dobësuar qënien e Bosnje – Hercegovinës. Megjithatë, Dodiku mund të gëzojë mbështetjen e Federatës Ruse, në kontekstin e dinamikave që aktualisht karakterizojnë zonën ndërkombëtare. Edhe në dritën e kronikave të muajve të fundit, Bosnje – Hercegovina konsiderohet si një zonë ku rreziku i një ndarjeje të shtetit sipas linjave të fragmentimit etnik rezulton se është jashtëzakonisht i bazuar.

Një horizont i paqartë

Çështje të pazgjidhura, ngrehina shtetërore të brishta dhe një rrugë jashtëzakonisht e vështirë drejt objektivit të integrimit europian: në një kuadër ku perspektivat e rajonit ballkanik mbesin të paqarta, ideja e retifikimit të kufijve mbi baza etnike nganjëherë vendoset mbi tavolinë si nga ana e politikanë nacionalistë të dëshirueshëm që të tejkalojnë një statuskuo e konsideruar si e padrejtë dhe e shkaktuar nga vullneti i aktorëve të huaj, si në aspektin e projekteve që propozojnë të zgjidhin në këtë mënyrë problemet e vështira të zonës, duke i hapur rrugën drejt një faze stabiliteti më të madh. Vështirësi teknike, shpërndarje johomogjene të popullsive dhe, sidomos, rreziku që tejkalimi i kufijve që rezultojnë nga shpërbërja e Jugosllavisë i hap rrugën një serie rivendikimesh të mëtejshme, por që do të çonin në një skenar shumë të ndryshëm. Nëse mundësia e ndjekjes të një kompaktësie më të madhe etnike e entiteteve politike ekzistuese përfaqëson në dukje një rrugë komode dhe lehtësuese për t’i tejkaluar problematikat aktuale, por elementët e sipërcituar përbëjnë të panjohura për t’u mbajtur në konsideratë.

(nga Geopolitica)

Përgatiti

ARMIN TIRANA

About Redaksia

Check Also

Drejtori i FBI mashtron Amerikën dhe botën për atentatin ndaj Trump

Donald Trump u godit në veshin e djathtë nga një prej plumbave të atentatorit Thomas …

Leave a Reply