Kush janë dy shqiptarët që do trafikonin 2.2 ton kokainë nga Peruja

Mediat peruane kanë publikuar fotot e dy bosëve shqiptarë të kokainës. Bëhet fjalë për Franc Malon dhe Gentjan Metën, të njohur me pseudonimet “Barbas” dhe “Pelado”.

Dy shqiptarët kishin hyrë legalisht në Peru duke u paraqitur si turistë përmes Ekuadorit, për të nisur negociatat për dërgesën e 2.2 tonë kokainë, që do të merrej me rrugë detare përmes portit të Callaos.

Dy trafikantët shqiptarë janë kapur nga kamerat gjatë operacionit. Autoritetet peruane kanë edhe pamje të tjera dhe prova të lëvizjeve të dy shqiptarëve që i shpëtuan drejtësisë.

Policia e Perusë sekuestroi 2.2 ton kokainë që do të dërgohej nga deti në Holandë. Droga ishte fshehur në kanaçe asparagusi, ndërsa janë arrestuar shtatë peruanë dhe u lëshuan urdhër-arreste ndaj dy shqiptarëve.

About Redaksia2

Check Also

“Nuk duhet të jesh në zyrë kur të vriten njerëz…”/ Dëshmia e Metës dhe mesazhi që mori para 21 janarit

Ilir META Të vërtetat e 2𝟏 𝐉𝐚𝐧𝐚𝐫𝐢𝐭, 𝟏𝟒 𝐒𝐡𝐭𝐚𝐭𝐨𝐫𝐢𝐭 𝐝𝐡𝐞 𝐜̧𝐞̈𝐬𝐡𝐭𝐣𝐞𝐬 𝐇𝐚𝐣𝐝𝐚𝐫𝐢 Kur njerëzit me …

Leave a Reply