Berisha: Vuçiç kërcënon Kosovën, furnizohet me armë ruse dhe kineze

Berisha: Vuçiç kërcënon Kosovën duke mbajtur konfliktin pezull! Shumë shqetësuese furnizimi me armë ruse e kineze

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi në Forumin e IX-të Global në Azerbaixhan se Aleksandër Vuçiç po e mban pezull konfliktin që ka me Kosovën, ndërsa kujtoi zotimin e Presidentit serb në parlament pak ditë më parë.

Teksa kujtoi vizitën e Vuçiç në veri të Kosovës para tre vitesh, Berisha theksoi se ky i fundit e tha haptas se Serbia do të zgjerohet e do bëhet më e madhe.

Sipas Berishës Serbia nuk kërcënohet nga askush ndërsa për furnizimet me armë kineze e ruse, kreu i PD e sheh si shqetësim të madh.

“Tre vite më parë, Vuçiç vizitoi veriun e Kosovës, tre ditë në çdo takim u shpreh haptas se Serbia do zgjerohet dhe do bëhet më e madhe.

Millosheviç ishte lider i madh por kreu disa gabime, po ky president u betua para dy javësh para parlamentit duke u zotuar se do të mbronte sovranitetin e Serbisë përfshirë Kosovën.

Kjo do të thotë që konflikti të mbahet pezull, nëse qëndron kështu e mban konfliktin të vazhduar. Por nëse atje shkojnë armë ruse dhe kineze, në atë kohë që Serbia kërcënohet nga askushi, askush nuk e kërcënon serbinë sot, jam tërësisht i bindur, mendoj se kjo që po ndodh është shqetësuese.”-tha Berisha.

About Redaksia2

Check Also

Pensionistët dhe shtresat në nevojë do paguajnë çmim më të ulët energjie! Do të ulim çmimin edhe bizneseve

Lideri i opoztës, Sali Berisha ka prezantuar një pjesë të programit ekonomik të Partisë Demokratike, …

Leave a Reply