Berisha në Forumin Global: Siguria e rajonit në rrezik, krimi i organizuar i lidhur me pushtetet autokratike,

Berisha: Siguria e rajonit në rrezik! Shkak janë plagët e pashëruara të konflikteve! Ka ndikim të fortë rus në rajon! Krimi i organizuar i lidhur me pushtetet autokratike të korruptuara

Kreu i PD Sali Berisha deklaroi në Forumin e IX-të Global në Azerbaixhan se rajoni ka bërë progres të madh në procesin e integrimit, por sa i përket sigurisë, është shumë larg pozicionit ku duhet të ishte.

Sipas Berishës arsyeja kryesore janë plagët e pashëruara të konflikteve të fundit dhe fantazma e ultranacionalizmit që mban pezull konfliktet.

Më tej ai shtoi se ka një ndikim të fortë rus në rajon ndërsa së treti theksoi se krimi i organizuar është i lidhur me pushtetet autokratike të korruptuara.

“Këndvështrimet e mia janë të ndryshme, sepse i tillë jam, opozitar, pavarësisht progresit të madh që ka bërë rajoni në procesin e integrimit, ende për sa i përket sigurisë do të thosha se është shumë larg pozicionit ku duhet të ishte.

Arsyeja kryesore ose disa arsye janë plagët e pashëruara të konflikteve të fundit dhe fantazma e ultranacionalizmit të pranishme të cilat e mbajnë pezull konfliktin.

Së dyti një ndikim i fortë rus në rajon, së treti krimi i organizuar në nivelet më të larta në lidhje me pushtete autokratike në korrupsion.”-tha Berisha.

About Redaksia2

Check Also

Berisha: PD do të bëjë gjithçka për të garantuar votën e diasporës!

Lideri i opozitës, Sali Berisha u shpreh gjatë konferencës për shtyp se, Partia Demokratike do …

Leave a Reply