Kaso: Artan Lame duhet të ishte para SPAK, mos u çudisni kur arkivi i pronave të marrë zjarr

Sekretari për Çështjet Zgjedhore në PD, Ivi Kaso ka reaguar pas deklaratave të kreut të Kadastrës Artan Lame, i cili në një dalje për media ka bërë publik skandalin e qindra faqe të grisura në regjistrat e pronave, për faqe të dubluara apo edhe për faqe boshe.

Në një postim, Kaso shkruan se në një shtet normal, Lame duhet të oshte sot para SPAK për të dhënë llogari mbi punën i tij, ndërsa shton se nuk do të jetë çudi kur ndonjë ditë arkivat e pronave të përfshihen nga flakët dhe tu vënë kapak gjërave.

Reagimi

Pas 9 vitesh në detyrë dhe pasi

– kanë regjistruar dhe legalizuar çdo prone që kanë dashur bazuar mbi preferenca partiake, korruptive e njohjesh miqësore,

– kanë fshirë, hequr pronën, humbur dokumentat dhe mbajtjen në nje kalvar të pafundëm sorrollatjesh çdo shtetas e hallexhi që nuk konsiderohej “i tyre”

– kanë zhbërë çdo punë të mirë të bërë nga paraardhësit përshirë projektin me Bankën Botërore për regjistrimin dhe futjen në sistem të pronave në Shqipëri,

– kanë harxhuar miliona euro në projekte fasadë të cilët nuk kanë sjellë asnjë rezultat të prekshëm për pronat e qytetarëve,

– kanë ndryshuar e bërë ligjet si i kanë dashur duke i dhënë vetes kompetenca të palimituara dhe të pakontrolluara nga askush për t’ja dhënë dhe marrë pronën kujtdo i do qejfi,

– kanë shkrirë dhe bashkuar institucionet e legalizimit dhe të regjistrimit të pronave duke krijuar një superagjenci ku, larg kontrollit të publikut dhe institucioneve të tjera, në zyrën e Lames fillon dhe mbaron procesi i krijimit dhe regjistrimit të pronës,

– kanë ngritur sistemin e promovimit të patronazhistëve dhe komisionerëve të PS në punonjës kadastre, ku më i riu në detyrë dhe më i varfri bëjnë “vetëm” 2 herë në vit pushime jashtë vendit,

në vend që të japin llogari se përse jemi katandisur në këtë derexhe, dalin e “zbulojnë” problemet e arkivave vetëm tani pa u skuqur e pa u zverdhur fare.

Në një vend normal zotëria duhet të ishte ne SPAK në këto momente duke i’u përgjigjur pyetjes ” Si keni punuar deri tani?”

Të mos çuditemi fare në këtë pikë, që së shpejti, qoftë larg, arkivat e pronave të përfshihen në ndonjë zjarr masiv që t’i vërë kapakun gjërave!

About Redaksia

Check Also

Pavarësisht se kush do jetë pas zgjedhjeve në Shtëpinë e Bardhë, nuk besoj kurrë se do pranojë të trashëgojë akte të mafies shqiptaro-amerikane

Kryetari i PD, Sali Berisha është pyetur nga qytetarët edhe për zgjedhjet në SHBA. Berisha …

Leave a Reply