Berisha: Harta e re gjyqësore kapaku që i vihet arkivolit të sistemit të drejtësisë

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha organizoi këtë pasdite një tryezë diskutimi me avokatët për të biseduar mbi problematikat e sistemit të drejtësisë dhe hartën e re gjyqësore.

Berisha tha se harta e re gjyqësore është në kundërshtim flagrant me parimet kushtetuese, ligjin për organizimin e drejtësisë dhe Konventën Europiane për të Drejtat e Njeriut.

“Kapaku që i vihet arkivolit në të cilin e mbylli reforma e drejtësisë, sistemin e drejtësisë në Shqipëri.”-tha Berisha.

Më tej kreu i PD tha se asnjëb pushtues nuk ka guxuar t’i shkatërrojë një vendi tjetër sistemin e drejtësisë siç e hskatërroi George Soros.

“Asnjë vend, asnjë komb, asnjë pushtues nuk ka guxuar t’i shkatërrojë një vendi tjetër, një kombi sistemine drejtësisë siç e shkatërroi reforma e George Soros, drejtësinë në Shqipëri”, deklaroi Berisha.

About Redaksia

Check Also

Rama me armë kimike ndaj protestuesve/ Përdorimi i gazit të skaduar kthehet në “Toksik Vdekjeprurës”

Bardh SPAHIA Përdorimi i gazit të skaduar është akt kriminal dhe tentativë për helmim masiv! …

Leave a Reply