Berisha: Përgjegjësi kryesor për vrasjen në Elbasan është Taulant Balla

Kryetari i PD, Berisha deklaroi në përgjigje të pyetjes së një gazetari se përgjegjësi kryesorë për vrasjen e Pjerin Xhuvanit në fushatën elektorale është taulant Balla, i cili duhet të thirret nga SPAK.

“Komenti i vetëm është që autor kryesor politik i ngjarjes është Taulant Balla dhe kjo është shumë evidente.

Unë në parlament jam shprehur që të dy ata janë përgjegjës politik për ngjarjen. Por të thërrasësh Gaz Bardhin pa thirrur Taulant Ballën, nuk bën gjë tjetër vetëm prodhon SKAP-in e partisë.
Sepse Taulant Balla nxori njerëzit me karta dhe lista votimi duke shpërndarë paratë.

Unë nuk jam për hetime të njëanshme. Unë jam për hetime të vërteta. Nuk mund të pranoj hetimin e njëanshëm, nuk mund të jetë njëri mbi ligjin dhe tjetri mbi ligjin.

Ku shkoi Alfred Shehaj? A nuk shkoi prokurori që mashtroi qytetarët në mënyrën më të paskrupullt në SPAK? Si mund t’i besohet SPAK-ut tani.
Unë në parlament kam kërkuar hetimin e të dyve. Nuk mund ta mohoj që aty ka pasur umbrellë politike aty,” tha Berisha.

About Redaksia2

Check Also

Rama merr në mbrojtje Veliajn pasi e degdisi në azil

Pasi e nisi në ekzil, Rama lan duart si Ponc Pilati me Veliaj dhe e …

Leave a Reply