Berisha: Alibeaj, fasadë e Ramës në komisionet e Reformës Territoriale e Zgjedhore

Kryetari i PD, Berisha deklaroi sot se Enkelejd Alibeaj me pseudo opozitën që po bën po kthehet në fasadë të Ramës në reformën territoriale dhe reformën zgjedhore.

“PD denoncon përpjekjet e Edi Ramës dhe bashkëpunimin e tij me pseudo opozitën për reformën territoriale dhe reformën zgjedhore. E konsiderojmë këtë akt të Alibashës si një nga aktet më të shëmtuara që ai bën në kurriz të vendit me Edi Ramën. PD do të paraqesë shumë shpejt qëndrimin e saj lidhur me këto reforma. Sa i përket komisionit për investimet strategjike nuk kam asgjë kundër, por zhvillimet janë shumë shqetësuese dhe do ti ndjekim.

Ka të dhëna që synimet janë të kundërta me atë që presin qytetarët. Në rast se do të bëhet transparencë e vërtetë, do ta duartrokasim, por në rast se do të përdoren për të mbuluar afera më të mëdha siç është porti i Durrësit apo Butrinti, çka ne kemi disa të dhëna paraprake do reagojmë në kohë”, deklaroi Berisha.

About Redaksia2

Check Also

I paguari nga Rama ofendon shqiptarët e Kosovës pse kanë bojkotuar plazhet e Shqipërisë: Jeni hajvana!

Shërbimet e një servili të paguar nga Rama që ofendon popullin e tij. Nga Berat …

Leave a Reply