Berisha paralajmëron protesta: Në vjeshtë primaret për kryebashkiakët

Kryetari iPD,Sali Beisha deklaroi sot se “Vjeshta e parë do jetë periudha e fillimit të primareve për kandidaturat tona për Kryearët e BashivE”.Berisha paralajmëroi protesta ndaj qeverisë duke u shprehur se ato janë në rendin e ditës.
“Unë në një takim që zhvillova me kryetarët e degëve, kërkova një veprimtari shumëplanëshe, sepse PD nuk mund të qëndrojë në një lloj veprimtarie. Koha e thërret atë të ketë një aktivitet shumëplanësh.

Protestat janë dhe mbeten në rendin e ditës të kësaj partie. Kjo jashtë çdo lloj dyshimi.
PD duhet të shfrytëzojë çdo lloj potenciali për objektivat e saj,” tha Berisha.

Sipas tij, vendi është në krizë, nga e cila po përfiton Edi Rama.
“Nuk janë çmime tregu këto, janë çmime të shushunjave të importuara nga koha e komunizmit, që asgjësojnë institucionet ligjore të ngarkuara për t’i dhënë përgjigje spekulimet. Kjo sepse Edi Rama me njerëzit e tij janë përfituesit kryesorë të rritjes së çmimeve,” tha Berisha.

About Redaksia2

Check Also

Bashkimi opozitar është një disiplinë politike që kërkon lëshime, përgjegjësi dhe vendime

Nga Ndriçim KULLA Zgjedhjet vendore të 9 majit 2027 janë tashmë një afat konkret, ndërsa …

Leave a Reply