Berisha: Heqja e taksës së Rrugës së Kombit një nga dy vedimet e para të PD në qeveri

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi sot se një nga dy vendimet e para të PD në qeveri do të jetë heqja e taksës së Rrugës së Kombit.

Berisha akuzoi Edi Ramën se nuk njohu gjenocidin serb në Kosovë, ndërsa shtoi se “krahas njohjes së gjenocidit, do të jetë marrëveshja e parë, përveç heqjes së taksës në Rrugën e Kombit, që do të firmoset nga qeveria e ardhshme e PD”.

Pjesë nga fjala e Berishës:
Edi Rama në qoftë se do të kishte minimumin e respektit për qytetarët e Kosovës, vuajtjen dhe sakrificën e tyre, martirizimin e tyre në më shumë se 150 vitet e fundit, duhet të shkonte këtë herë në Kosovë duke pas njohur genocidin ciklik serb në Kosovë. Janë 1400 qenie të pafajshme që u vranë e u dogjën vetëm e vetëm se kishin prindër shqiptarë në shtëpitë e tyre. Në këtë aspekt mohimi që ai i bën genocidit ciklik serb në Kosovë që fillon nga gjysma e dytë e shekullit të 19 dhe përfundon me operacionin Patkoi në 1999 është një akt akuzë shumë e rëndë për karakterin dhe ndërgjegjen kombëtare.

T’i mohosh këto është një lloj si të shkelmosh mbi shpirtrat, gjakun e tyre, por kur këta janë shqiptarë, kjo është forma më e lartë e tradhtisë kombëtare. Ndaj dhe unë mund të kem shumë probleme tjera për të shtruar sot në marrëdhëniet mes Shqipërisë e Kosovës, por zgjodha vetëm këtë, sepse edhe marrëveshjet, unë i ndoqa recitimet e përfaqësuesve të qeverisë shqiptare, në një kohë kur shqiptarët presin një marrëveshje, dyshtetësinë, apo shtetësinë sipas dëshirës, kjo është marrëveshja që presin shqiptarët, por këtë natyrisht, krahas njohjes së gjenocidit, do të jetë marrëveshja e parë, përvec heqjes së taksës në Rrugën e Kombit, që do të firmoset nga qeveria e ardhshme e PD.

About Redaksia2

Check Also

Rama viziton Vangjush Dakon në banesën e tij pasi e liroi nga burgu

Këtë të premte Kryeministri Edi Rama, ka qenë në qytetin e Durrësit, ku zyrtarisht ka …

Leave a Reply