Gaz Bardhi do merret në pyetje për vrasjen në Elbasan

Burime ekskluzive për ABC bëjnë të ditur, se në lidhje me vrasjen e Pjerin Xhuvanit në Elbasan, janë zgjeruar hetimet.

ABC mëson se dyshja e prokurorëve Ritvan Sukaj dhe Platin Aliçka, kanë zgjeruar rrethin e personave të cilët dyshohet të kenë urdhëruar badigardët apo shtyrë ato drejt ekzekutimit të mjekut Pjerin Xhuvani, ngjarje kjo e ndodhur në lagjen “5 maji” në Elbasan. Krimi i rëndë erdhi pas një debati mbi pretendimet që kishte grupi i badigardëve të PD, për disa karta identiteti, për të cilat Prokuroria e Elbasanit dhe hetimet tregojnë se nuk kanë ekzistuar. Në automjetin e dyshuar janë gjetur vetëm lista patronazhistëve që prokuroria i ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Në ditët në vijim pritet që Prokuroria të çojë një flet thirrje edhe për Gazmend Bardhin, në cilësinë e personit që ka dijeni për rrethanat e hetimit, por edhe si kryesuesi i listës së PD në Elbasan, ku ka bindje se nga ajo seli është dhënë urdhër për të qëlluar ndaj Pjerin Xhivanit.

About Redaksia

Check Also

Tre orë në pyetje nga FBI, çfarë fsheh Rama

Kryetari i PD, Sali Berisha ka zhvilluar ditën e sotme një konferencë për mediat në …

Leave a Reply