Kina i blen Rusisë 8.4 milionë ton naftë

Nga Peter Hoskins, BBC

Rusia është bërë furnizuesi më i madh i Kinës me naftë, ndërsa vendi po shet krudo me çmim të ulët në mesin e sanksioneve për shkak të luftës në Ukrainë.

Importet e naftës ruse u rritën me 55 përqind në krahasim me një vit më parë, duke zhvendosur Arabinë Saudite si furnizuesin më të madh të Kinës.

Kina nga ana e saj ka shtuar ndjeshëm blerjet nga Rusia, pavarësisht se kërkesa është ulur në vend për shkak të koronavirusit dhe ekonomisë në ngadalësim.

Në shkurt, Kina dhe Rusia deklaruan se miqësia e tyre nuk ka kufi.

Dhe kompanitë kineze, përfshi gjigantin shtetëror të rafinerive Sinopec dhe kompaninë shtetërore Zhenhua, kanë rritur blerjet e krudos ruse në muajt e fundit pasi iu është ofruar një ulje e ndjeshme çmimesh teksa blerësit evropianë dhe amerikanë kanë anashkaluar energjinë ruse për shkak të sanksioneve.

Importet në Kinë arritën në 8.42 milionë ton gjatë muajit të fundit.

Kjo e zhvendosi Arabinë Saudite- burimin më të madh të naftës kurod për Kinën- në vendin e dytë me 7.82 milionë ton.

Në mars, SHBA dhe Britania thanë se do të ndalojnë naftën ruse, kurse Bashkimi Europian po punon që t’i japë fund varësisë nga gazi rus, teksa Perëndimi ka shtuar reagimin ekonomik për shkak të pushtimit të Ukrainës.

Në të njëjtën kohë, presidenti amerikan Joe Biden tha se kjo lëvizje do të shënjestrojë arterien kryesore të ekonomisë ruse.

Eksportet e energjisë janë një burim jetësor të ardhurash për Rusinë, por kjo lëvizje do të preksh edhe konsumatorët evropianë.

Javën e shkuar, një raport theksonte se Rusia ka fituar thuajse 100 miliardë dollarë në të ardhura nga eksportet e naftës në 100 ditët e para të pushtimit të Ukrainës.

Bashkimi Europian përbënte 61 përqind të këtyre importeve, me një vlerë prej rreth 59 miliardë dollarë.

Në përgjithësi, eksportet e naftës dhe gazit rus janë në rënie dhe të ardhurat e Moskës nga shitjet e energjisë kanë rënë nga kulmi prej 1 miliardë dollarë në ditë në mars.

Por këto të ardhura sërish e tejkalojnë koston e luftës në Ukrainë gjatë 100 ditëve të para- me një përllogaritje që Rusia shpenzon 876 milionë dollarë në ditë gjatë pushtimit.

Të dhënat e ditës së hënë po ashtu tregojnë se Kina ka importuar 260 mijë ton naftë krudo nga Irani.

Kina ka vazhduar të blejë naftë iraniane, pavarësisht sanksioneve të SHBA ndaj Teheranit.

About Redaksia

Check Also

Vrasësi i 14-vjeçares në Maqedoni strehohet në Beograd, drejtonte parti pro ruse

Maqedonia është tronditur nga një ngjarje e rëndë ku kanë mbetur të vrarë dy persona, …

Leave a Reply