Manjani: Drejtësia jonë me frymë bolshevike, fytyrë kineze dhe që flet anglisht

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani deklaroi në tryezën e organizuar nga Partia Demokratike ku u diskutua për problematikat e sistemit të drejtësisë, se reforma në drejtësi ka dështuar.

Sipas Manjanit, ligjet janë bolshevike.

Më tej ish-ministri i Drejtësisë tha se duhet një reformë e re në drejtësi, një sistem i ri drejtësie dhe një Kushtetutë e re.

“Të torturojnë proceduralisht në mënyrë të tmerrshme të mundshme. Të arrestojnë që do gjejmë prova, ku i ke provat?

Kur arrestohesh do të thotë ke ngritur akuzë. Kur ngre akuzë, minimalisht ke dy prova direkte.

Drejtësia popullore e shokut Enver, kjo është fiks.

Duhet filluar me një Kushtetutë të re, me një sistem të ri drejtësie”, deklaroi Manjani.

About Redaksia

Check Also

Ata janë “bashkë”…

Gëzim SEFERI 𝗥𝗮𝗺𝗮 𝗱𝗵𝗲 𝗕𝗲𝗿𝗶𝘀𝗵𝗮 𝗷𝗮𝗻𝗲̈ 𝗯𝗮𝘀𝗵𝗸𝗲̈! Këtë tani duhet ta dini si dielli që …

Leave a Reply