Gazetari: Ka marrëveshje mes palëve për Syrin e Kaltër, kostoja 15 milionë euro

Gazetari Edmond Guri komentoi në edicionin e pasdites me Armela Ferkon në Syri Tv një marrëveshje që po përgatitet mes Greqisë dhe Shqipërisë për të transferuar ujin e burimit të Syrit Të kaltër drejt vendit fqinj.

Guri tha se ka një sërë artikujsh që e riprodhojnë vazhdimisht këtë lajm. Ai theksoi se ka një marrëveshje mes dy palëve të pushteteve lokale prej kohësh.

“Bëhet fjalë për një bisedë dy palëshe të pushteteve lokale të Korfuzit dhe Sarandës”, deklaroi Guri.

Më tej ai theksoi se gazetarët e palës greke thonë se marrëveshja ka përparuar madje është dakordësuar që palët do ndërtojnë tubacionin në territorin e tyre.

“Në palën greke përllogaritet kosto 12-15 milionë euro ndërsa pala shqiptare kanë sipas burimeve të mediave greke janë dakordësuar të ndërtojnë tubacionin që do kalojë ujin e pijshëm të Syrit të Kaltër në ishullin e Korfuzit”, deklaroi gazetari.

Mund të jetë një imazh i bazen uji, pemë dhe teksti që thotë "corfu NEWS ΚΕΡΚΥΡΑ ΕΛΛΑΔΑ ΚΟΣΜΟΣ Βόρεια Κέρκυρα: Νερό από την Αλβανία (!) προτείνει r. Μαχειμάρης Εμπλέκει ακόμα και τον N. Δένδια. (Βίντεο) GREEN ΥΠΕΡΑΣΤΙΚΟ TEΛ BUSES ΚΕΡΚΥΡΑΣ +3026610 28900 www.greenbuses.gr ΔΕΙΤΕ TA ΔΡΟΜΟΛΟΓΙΑ To πρόσφατο άρθρο του Δημάρχου Βόρειας ΚέρκυραςΓ. Μαχειμάρη όσον αφορά θέμα της μεταφοράς νερού από το Γαλάζιο μάτι της Αλβανίας έχει προκαλέσει εντυπώσεις, καθώς επανέρχεται στην δημοσιότητα σε μια στιγμή που μιλάμε για τις εντάξεις έργων για τα φράγματα. To Αέμα ένει πάρει διαστάσεις και στο Λημοτικό corfutvnews.g -Private"

About Redaksia

Check Also

Shqipëria ndeshje të madhe në Pragë, përmbys Ukrainën

Super rikthim i kombëtares shqiptare ndaj Ukrainës, nga disavantazhi 1-0, kanë arritur të fitojnë me …

Leave a Reply