Ministria e Turizmit reagon për Syrin e Kaltër: Nuk ka asnjë marrëveshje…

Ministria e Turizmit dhe e Mjedisit ka reaguar pas lajmeve të fundit mbi një propozim/memorandum teknik të supozuar të furnizimit me ujë me transferim burimi nga Syri i Kaltër drejt Korfuzit.

Ministria bën të ditur se nuk ka asnjë marrëveshje të tillë dhe as nuk ka pasur diskutime për një projekt të ngjashëm.

‘Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, nisur nga disa lajme të përhapura në media të ndryshme mbi një propozim/memorandum teknik të supozuar të furnizimit me ujë me transferim burimi nga Syri i Kaltër drejt Korfuzit, sqaron:

Nuk ka asnjë marrëveshje të tillë dhe as nuk ka pasur diskutime për një projekt të ngjashëm sipas lajmit të përhapur nga mediat.

Pretendimet e ngritura janë të pavërteta.

Syri i Kaltër është një pasuri natyrore e Shqipërisë, i cili me vendimet e muajit janar 2022 ka marrë një status më të lartë mbrojtjeje, atë të ‘Parkut Natyror’ me një sipërfaqe të rritur në 293 hektarë, për të mbrojtur më mirë Monumentin e Natyrës me të njëjtin emër, që mban brenda parkut’, mbyllet reagimi i Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit.

About Redaksia

Check Also

“Rrihte Anetën, shkonte me hematoma në punë, në spital e shtroi Kristaqi…”, dëshmia

I ftuar në emisonin Çim Peka Live, në Syri TV, kryetari i Kuvendit Kombëtar të …

Leave a Reply