Integrimi i Shqipërisë/ Berisha: Rama e ka zëvendësuar BE-në me “Ballkanin e Hapur”

Duke folur në tryezën e organizuar nga shoqëria civile, ‘Shqipëria në rrezik! Çfarë duhet të bëjmë’, kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha u shpreh se, Edi Rama e ka zëvendësuar popullin me zyrat e PS-së. Sipas Berishës, Edi Rama merr guximin dhe ndryshon rrugën e shqiptarëve, të cilët duan që të integrohen në BE.

Berisha tha se,‘ky zotëri me një kurajo të jashtëzakonshme, nxjerr në treg këtë projekt dhe pa marrë mendimin e askujt, e zëvendëson me projektin e Ballkanit të Hapur, projekt i hegjemonisë serbe në rajon dhe influencës ruse në rajon.

“Jeni përballur me një regjim që nuk përfaqëson asgjë përveç interesave të ngushta të Edi Ramës. Në këtë vend, zëri i grupeve të interesit, opozitës shumëzohet me zero dhe është zëvendësuar me variantin më tragjikomik me fletushkat që plotësohen në zyrat e PS, si opinione të qytetarëve.

Kjo është një formë e shëmtuar, e tiranëve absolutë të cilët në dekada e shekuj zgjedhjet e lira i zëvendësojnë me takime në mexhlis me 10-15 vetë dhe morëm mendimin e popullit dhe vazhdojmë. Në fakt ky merr veç mendimin e zyrave të partisë së tij.

Edi Rama sillet në këtë vend në disa aspekte individuale si asnjë zyrtar i lartë në historinë e këtij vendi. Rama me vendimet që merr dëshmoi se shpërfill çdo interes qytetar, të grupeve të interesit apo kombëtar. Imagjinoni ju, për projektim më të madh kombëtar të shqiptarëve, ai i Shqipërisë në projektin e familjeve të zhvilluara të kombeve Europiane, ky zotëri me një kurajo të jashtëzakonshme, nxjerr në treg këtë projekt dhe pa marrë mendimin e askujt, e zëvendëson me projektin e Ballkanit të Hapur, projekt i hegjemonisë serbe në rajon dhe influencës ruse në rajon.

Pas 30 vitesh pritshmërie të shqiptarëve për tu vendosur aty ku e kanë vendin si komb perëndimor, nuk thuhet më si 30 vite më parë, nuk jemi as lindje as perëndim, por edhe sot thuhet se do ta konsiderojmë propozimin e Presidentit Macron nga pozitat e Ballkanit të Hapur.

Paraqitet Ballkani i Hapur si një alternativë lufte, si alternativë që Serbia të mos shkojë në luftë. Ne jemi anëtarë të NATO-s dhe asnjë vend nuk mund të na sulmojë ne, nëse ne nuk e sulmojmë më parë. Presidenti Biden e ka bërë të qartë që nëse 1 inç po preke, do të jesh në luftë me krejt NATO-n. Por ne për interesa të Aleksandër Vuçiç të mos shkohej në Bruksel, duhej të merrej sot vendimi për të shkuar për të përfaqësuar Ballkanin e Hapur. Nuk është luajtur ndonjëherë më shumë me fatin e shqiptarëve, se sa në këtë periudhë. Interesi ynë kombëtar është integrimi në BE.

Ka një konfiskim të ligjeve, institucioneve të të drejtave, në këtë vend, si në asnjë vend tjetër”, u shpreh Berisha.

About Redaksia

Check Also

Vokshi: Molotovi më e pakta ndaj atyre që grisën dhe shkelën Kushtetutën

Deputetja demokrate Albana Vokshi thotë se protesta shprehu revoltën e qytetarëve, ndërsa theksoi se nga molotovët …

Leave a Reply