Kalaja: Duhet të jemi sot të gjithë bashkë për një front rezistence!

Në takimin me kryetarin e PD, Sali Berisha, aktivisti dhe gazetari Aulon Kalaja ka ngritur një shqetësim kryesor që po përballet Shoqëria Civile në Shqipëri pasi ajo po policohet nga Erjon Veliaj i cili i ka të gjithë njerëzit e tij që kontrollojnë projektet ku financohen qindra mijëra dollarë për të mbyllur zërin e qytetarëve që dalin në protestë kundër qeverisë.

Sipas Kalasë, PD duhet të ndahet nga ky kompleks që nuk duhet të jetë iniciatore e protestave pasi PD nga protestat kanë lindur dhe është forca kryesore në Shqipëri.

“Këtu po shoh njerëz që janë nervi i shoqërisë shqiptare. Jemi takuar nëpër sheshe. Doktor këtu nuk kemi të bëjmë me ata njerëz që marrin projekte  300 mijë dollarë që lyejnë pemët me të bardha, bëjnë foto marrin ca firma dhe përfitojnë projekte. Kemi të bëjmë me njerëz që i kanë dalë qeverisë përballë. Kanë 9 vite të dërrmuar, të stërrmunduar, por kanë bërë beteja. Shoqërinë Civile e ka prishur Erjon Veliaj.

Gjithë njerëzit e tij janë te AMSHC, janë njerëz që marri projekte, janë njerëz që i lëshon për të kontrolluar dhe policuar protestat që organizohen jo nga PD por nga qytetarët. Dalin disa dhe thonë nuk duam politikë, PD kompleksohet edhe pse njerëzit e saj janë ata që mbushin sheshet. Jo mor jo PD duhet të ndahet nga ky kompleks dhe të jetë në protestë pasi PD nga protestat kanë lindur. Prandaj ka lindur ai që quhet policim i shoqërisë civile.

Ne duhet të jemi sot të gjithë bashkë për një front rezistence besëlidhje me PD, pse çfarë ka PD, ka lebrozë? PD është forca kryesore në vend dhe padiskutim që duhet të bashkohemi me PD dhe të gjitha forcat opozitare politike. Kjo duhet të jetë një aleancë fluide që për sa i përket fjalës shpopullimit duhet të biem të gjithë dakord. Një patriot duhet të jetë gjithmonë i gatshëm të mbrojë shtetin e tij nga qeveria. Shteti është i përherëshëm, qeveria e përkohshme”, u shpreh Kalaja.

About Redaksia

Check Also

Gjekmarkaj: Kjo është stina e fundit politike për Ramën! Të bashkuar do të sjellim fitoren e PD

Drejtuesi Politik i Partisë Demokratike për Qarkun e Lezhës, Agron Gjekmarkaj ka postuar në faqen …

Leave a Reply