Shqipëria në protestë më 7 korrik

Berisha ka vendosur sot pas një takimi të zgjeruar me shoqërinë civile therritjen e një proteste të madhe më 7 korrik.

Gjatë tryezës me Shoqërinë Civile, lideri i opozitës deklaroi se, protestat kundër qeverisë do të nisin në 7 korrik dhe nuk do të ndalen më.

“Në këtë vend zëri i komuniteteve, zëri i grupeve të interesit, zëri i opozitës, gjithçka shumëzohet me zero, dhe është zëvendësuar në variantin më tragjikomik me fletushkat që plotësohen në zyrat e PS-së si opinione të qytetarëve.

Një formë kjo e shëmtuar e tiranëve absolutë të cilët në dekada e shekuj zgjedhjet e lira i zëvendësojnë me takime nw mexhlis, duke pretenduar se morën vendimin e popullit dhe do vazhdojmë.

Ky as të popullit nuk e merr, por merr mendimin vetëm të zyrave të partisë së tij.
Edi Rama sillet me këtë vend në disa aspekte individuale si asnjë zyrtar i lartë në historinë e këtij vendi.

Edi Rama me vendimet që merr dëshmon se shpërfill çdo interes qytetar, të grupeve të interesit apo kombëtar. Imagjinoni ju, për projektin më të madh kombëtar të shqiptarëve, projekti i Shqipërisë në familjen e kombeve të zhvilluara evropiane që përbën dhe thelbin e doktrinave të rilindësve, ky zotëri me kurajo të jashtëzakonshme, nxjerr në treg këtë projekt dhe pa marrë mendimin e askujt e zëvendëson me projektin e Ballkanit të hapur, projekt absolut i hegjemonisë serbe në rajon dhe influencës ruse në rajon.

Pas 30 vitesh pritshmërie të shqiptarëve për tu vendosur aty ku e kanë vendin si komb i vokacionit perëndimor, nuk thuhet më si 30 vite më parë se “nuk jemi as Lindje as Perëndim”, por thuhet se edhe sot do ta konsiderojmë iniciativën e presidentit Macron nga pozitat e Ballkanit të Hapur.

Paraqitet Ballkani i hapur si një alternativë lufte së fundmi, që është një alternativë që Serbia mos shkojë në luftë, paçka se ne jemi vend anëtar i NATO dhe askush nuk mund të na sulmojë ne pa u përballur me NATO, vetëm në rast se ne sulmojmë përpara.

Aleanca ka një nen, Presidenti Joe Biden e ka bërë të qartë se një inç po preke një nga vendet anëtare të NATO-s, do jesh në luftë, aleanca do i mbrojë me të gjithë potencialin e saj.

Po kështu Kosova është mbrojtur nga KFOR dhe nga NATO. Por, për interesa të Aleksandër Vuçiç, duhej të merrej dje vendimi që mos shkohej në Bruksel, duhej të merrej sot të shkohej për të përfaqësuar Ballkanin e Hapur.

Nuk është luajtur ndonjëherë më shumë me fatet e shqiptarëve se në këtë periudhë. Sot interesi ynë kombëtar është integrim në BE. Unë mora këtë aspekt, por në çdo aspekt tjetër që të analizosh zhvillimet ka një konfiskim, të ligjeve institucioneve, të drejtave në këtë vend si në asnjë vend tjetër.

Çfarë ndodh sot?

Shqiptarët përballen me rritjen më të madhe të çmimeve që nga viti 1992. Po të dëgjoni nesër Parlamentin dhe propagandën, ata janë kompensuar dhe nuk kanë asnjë lloj dhimbje nga kjo rritje. Por po t’i referohemi INSTAT, tregon se këtë vit ndihma ekonomike ka qenë 2% më e vogël se vitin e kaluar. Një tallje cinike me dhimbjen e njerëzve që sot blejnë ushqimet 100% më shtrenjtë se në vitin 2014 sipas shifrave zyrtare dhe paga mesatare e tyre jo që nuk është rritur, por është ulur krahasuar me vitin e kaluar.

Sot, në rast se ne studiojmë me vëmendje nismat dhe ligjet e qeverisë, ato kanë një synim të vetëm, largimin e shqiptarëve nga Shqipëria. Kishte deklaruar se deri në vitin 2029 nuk do të ketë taksa për profesionet e lira dhe kthehet tani me një paketë fiskale ku i çon ata në falimentim. Çfarë qëllimi ka ajo? Nëse ju merrni të ardhura që inkason buxheti nga kjo taksë, ato janë minimale, krejtësisht të parëndësishme, por në një aspekt janë krejtësisht shkatërrimtare për ne sepse ato janë largimi i shtresës së mesme nga Shqipëria, shkatërrimi i saj, nuk ka mekanizëm më të suksesshëm për të shkatërruar një shoqëri, se sa t’i shkatërrosh asaj shtresën e mesme, ajo është shtresa e stabilitetit social.

Nuk ka rrugë më të suksesshme për shkatërrimin e një shoqërie se sa t’i shkatërrosh biznesin e vogël, ai është gjeneratori kryesor i punësimit në një shoqëri, jo i të ardhurave, i punësimit.
Dhe këtu beteja ka filluar pikërisht me këto, në mënyrë që të përzëmë sa më shumë prej tyre.

Janë përzënë me mijëra mjekë, me hartën e re gjyqësore përzihen me mijëra avoketër, po kështu inxhinierë. Ne jemi sot një komb që rrisim fëmijë, përgatisim specialistë vetëm për emigracion pothuaj. Në një kohë kur Shqipëria ka potencialet më të jashtëzakonshme për të prosperuar, për t’u zhvilluar sa rrallë ndonjë vend tjetër. Faktikisht, kjo është një politikë denatyruese për shqiptarët.

Në Shqipëri nuk bëhen zgjedhje. Një akademike shprehej për autokraci elektorale. Mund të listoj një problematikë të tërë me të cilën përballemi në këtë rrokullisje të madhe, por rëndësi kryesore ka mendoj unë, t’i japim përgjigje pyetjes: çfarë duhet të bëjmë?

Dhe unë sikundër ju, i kam shtruar vetes këtë pyetje mijëra herë, arrij në përfundimin vetëm në një përgjigje: Të bashkohemi! Të bashkohemi në një front të përbashkët për të shpëtuar Shqipërinë.

Të bashkojmë zërat tanë, qëndresën tonë, rezistencën tonë dhe të hidhemi në veprim.

Partia Demokratike është përgjegjëse në një shkallë shumë të madhe për këtë rrokullisje.

Kjo është e vërtetë, sepse me inaktivitetin e saj ajo nuk arriti kurrë të shndërrohet në një forcë të madhe besimi rreth të cilës të bashkohen shqiptarët që do të donin të ndalonin këtë rrokullisje.

Në këto vite ajo nuk mbrojti interesin kombëtar. Ajo pranoi, në një mënyrë apo një tjetër, për një arsye apo një tjetër, politika çkombëtarizuese, politika antikombëtare. Sot në Ballkan, kryeqytetet zyrtare me probleme janë Tirana dhe Prishtina, sepse Tirana bëri gjithçka ta paraqesë Prishtinën dhe jo Beogradin, delen e zezë të Ballkanit, në një kohë kur nuk është kurrë e tillë. Ajo po mbron vlerat europiane.

Ajo nuk po pranon të tregtojë Ballkanin e Berlinit apo të Brukselit, me Ballkanin e Beogradit, kaq është mëkati i saj dhe këtu u bihet borive.

Ndaj dhe, ndaj këtij regjimi duhet një front se ky regjim është i pasur, para të pafundme. Secili prej jush di raste dhe unë di kur eksponentë të tij kalojnë nga një banesë në një tjetër, apo nga një zyrë në tjetrën duke blerë njerëz, duke blerë gjykatës, prokurorë, zyrtarë, opozitarë, jashtë çdo imagjinate. Regjimi nuk respekton asnjë ligj, asnjë rregull dhe kjo është një e vërtetë e madhe.

E tha bukur një avokat, është inkuizicion nga polici te prokurori dhe nga prokurori te gjykata e burgu. Shanset e pafajësisë në sistemin e këtij narkoshteti janë drejt zeros pothuajse, 0.8%, nuk ka rëndësi nëse ke kryer apo jo vepër penale, rëndësi ka të të ndalojë policia.

Ndaj dhe unë rrugë të vetme dhe të sigurt për t’u përballur me këtë regjim gjej bashkimin e të gjitha forcave opozitare. Krijimin e një fronti të përbashkët me shoqërinë civile dhe partitë e tjera politike opozitare dhe hartimin e një harte veprimesh me të cilat ne kam bindjen më të thellë se do ta fitojmë betejën. Ky vërtetë është një regjim i pasur, por ky është një regjim i kalbur sepse është i ndërtuar mbi lidhjet e krimit, mbi abuzimin, mbi shkelmimin e ligjit dhe regjime të tilla rezistojnë shumë vështirë”.

FJALA E PLOTË E KRYETARIT TË PD, SALI BERISHA NË TRYEZËN ME SHOQËRINË CIVILE

About Redaksia

Check Also

Gazetarja: Prokurori i SPAK Arben Kraja mashtroi dhe provokoi në sallë Ilir Metën

Prokurori i SPAK Arben Kraja ka provokuar presidentin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta në …

Leave a Reply