Masakër me pronat e qytetarëve në Hipotekë, zhduken mbi 60 përqind e dokumentave

Artan Lame

Nga 2300 regjistra pronash, vetëm 250 rezultojnë pa dëmtime. Të tjerët, rreth 2100 regjistra pronash në Tiranë, rezultojnë të dëmtuar me grisje faqesh, heqje faqesh, ndërrime faqesh etj. Kështu, më e detajuar, 515 faqe mungojnë tërësisht, janë grisur nga regjistrat, as e kanë marrë mundimin t’i zëvendësojnë.

Janë me qindra faqe të dyshuara si të regjistruara, pra, është hequr një faqe dhe është vendosur një faqe tjetër në regjistër. U gjetën 914 faqe të dubluara, pra e njëjta pasuri, e njëjta pronë ekziston në dy faqe. Kjo bëhej me qëllim që e njëjta pasuri i trajtohej edhe një qytetari, edhe një qytetari tjetër, të dy flinin me mendjen që kishin dokumentin në shtëpi, por në fakt ishte një pasuri e vetme.

Dhe pastja duhet të përfundonin në dyert e gjykatave për të vendosur se e kujt ishte në fakt pasuria. Janë 180 faqe të grisura, që do të thotë është grisur faqja, nuk ekziston në regjistër, por në themelin e regjistrit duken copat e faqes së grisur, është grisur aq shpejt sa ka lënë gjurmë.

Dhe fenomen që në Tiranë ishte më i madh se në Durrës, ekzistojnë 13 mijë faqe bosh brenda në regjistër.

About Redaksia

Check Also

Si deputetët e “Vetëvendosjes” injoruan fjalimin e Ramës në Parlamentin e Kosovës

Kryeministri Edi Rama shfrytëzoi fjalën e tij në Kuvendin e Kosovës ku po mbahet një …

Leave a Reply