Një kujtesë ‘dashnorit’ të BE

Bledi KASMI

Në vitin 2012, Berisha si Kryeministër dorëzoi kërkesën zyrtare në Bruksel për marrjen e statusit të vendit kandidat në BE, pra hapjen e negociatave të pranimit. Nga ajo kohë kanë kaluar plot 10 vite. 10 vite refuzim.

Ky që sot është në krye të qeverisë dhe që përbetohet se e do si “nuse” BE-në, ky dashnori i rremë i integrimit që sot bën viktimën se pse nuk e pranojnë as si kollovar në Bruksel, ka një histori që ai mendon se është harruar.

Ka qenë ky shkaku që BE nuk hapi negociatat 10 vite më parë me Shqipërinë sepse në atë kohë refuzoi një kërkesë të thjeshtë të Brukselit që kishte të bënte me votimin në parlament të tre ligjeve të integrimit, të cilat ai i refuzoi me një pretekst sa qesharak aq edhe tinzar, atë të marjes së një kryetari qarku.

Nëse në atë kohë ky “dashnor” i BE do të kishte votuar ato tre igje, jo vetëm që negociatat do të ishin hapur që atëhere, por sot pas 10 vitesh Shqipëria do të kishte plotësuar të gjitha detyrimet e BE dhe do të ishte vend anëtar i Bashimit Europian.

Ja,pra pse i kemi humbur 10 vite me integrimin, por që rrezikojmë edhe shumë vite të tjera të endemi rrugëve pa krye të projektit rus të “Ballkanit të Hapur”.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Po luftojmë me një diktaturë të re, po bashkoj opozitën kundër narkoshtetit!

Kryetari i Partisë Demokratiuke Sali Berisha ka qenë i ftuar në Podkastin Inside Albania me Alice Taylor në Euronews. …

Leave a Reply