Nga Iva V.GRILLO
Kullat përçudnuese të ngritura në mes të Tiranës dhe shumë qyteteve të tjera nuk janë gjë tjetër veçse pasqyra e makutërisë dhe harbutërisë së Kryeministrit dhe kastës që ai përfaqëson.
Dokumentari më poshtë i shfaqur që në 2018 tek Sheshi i Teatrit Kombëtar është një material inkriminiues i cili në vende me drejtësi sado modeste, do ta çonte pas hekurave Kryeministrin shqiptar.
Aty flitet për kulla që porositen brenda natës nga Kryeministri, teka prej djemsh te llastuar, porosi gangsterësh, fitues te paracaktuar, investitorë rusë që përplasin këmbët për resortet që u janë premtuar në jug, etj.
Ajo që është e qartë është se plani urbanistik përcaktohet vetëm nga instruksionet që vijnë nga një adresë në Surrel…
Çfarë është njësoj shqetësuese është edhe toni tallës i miqve/partnerëve të Kryeministrit, apo “cubave” të kohëve moderne që japin leksione nëpër auditore duke u mësuar studentëve se arkitektura e një vendi varet nga humori e mesazhet (me WhatsApp ??) të një diktatoruci…dhe se me hapësirën urbane dhe vijën bregdetare mund të luash siç luajnë ata fëmijët e vegjël me ato lodrat prej druri…mjafton të bësh pjesë në klubin e “cubave” të bajraktarit lokal të radhës…
Çuditem si mund të quhet “leksion për studentë” ky më poshtë…do të ishte një turp për çdo Universitet që e lejon…
Më poshtë dokumentari që është shfaqur në Sheshin e Teatrit Kombëtar në 2018.