Klubi i “cubave” modernë…

Nga Iva V.GRILLO

Kullat përçudnuese të ngritura në mes të Tiranës dhe shumë qyteteve të tjera nuk janë gjë tjetër veçse pasqyra e makutërisë dhe harbutërisë së Kryeministrit dhe kastës që ai përfaqëson.

Dokumentari më poshtë i shfaqur që në 2018 tek Sheshi i Teatrit Kombëtar është një material inkriminiues i cili në vende me drejtësi sado modeste, do ta çonte pas hekurave Kryeministrin shqiptar.

Aty flitet për kulla që porositen brenda natës nga Kryeministri, teka prej djemsh te llastuar, porosi gangsterësh, fitues te paracaktuar, investitorë rusë që përplasin këmbët për resortet që u janë premtuar në jug, etj.

Ajo që është e qartë është se plani urbanistik përcaktohet vetëm nga instruksionet që vijnë nga një adresë në Surrel…

Çfarë është njësoj shqetësuese është edhe toni tallës i miqve/partnerëve të Kryeministrit, apo “cubave” të kohëve moderne që japin leksione nëpër auditore duke u mësuar studentëve se arkitektura e një vendi varet nga humori e mesazhet (me WhatsApp ??) të një diktatoruci…dhe se me hapësirën urbane dhe vijën bregdetare mund të luash siç luajnë ata fëmijët e vegjël me ato lodrat prej druri…mjafton të bësh pjesë në klubin e “cubave” të bajraktarit lokal të radhës…

Çuditem si mund të quhet “leksion për studentë” ky më poshtë…do të ishte një turp për çdo Universitet që e lejon…

Më poshtë dokumentari që është shfaqur në Sheshin e Teatrit Kombëtar në 2018.

https://fb.watch/dSV9q4wHSM/

#stopfarsesrama

Mund të jetë një imazh i qiellgërvishtës dhe teksti që thotë "AF FF Imobiliare Real Estate Agency 1d・ Apartamente dhe zyra ne shitje te Sheshi Skenderbej, Tirane See more APARTAMENTE DHE ZYRA PER SHITJE BANATTOKAL นอาารน SHESHI SKENDERBEJ, TIRANE"

Mund të jetë një imazh i 7 persona, njerëz në këmbë dhe teksti

Mund të jetë një imazh i 3 persona dhe teksti

Mund të jetë një imazh i qiell dhe teksti

Mund të jetë një imazh i teksti

Mund të jetë një imazh i teksti që thotë "DREJTESI PER TEATRIA Aleanca per Mbrojtjen e Teatrit. 17 2018 Dokumentari që u shfaq dje në sheshin e Teatrit: Rama, porositësi i kullave. ...See More The Constantinopoli Po mè pas? Kemi nje problem me monumentet mè tha. A mund tẻ besh diçka?"

Mund të jetë një imazh i qiell dhe teksti që thotë "DREJTESI PER TEATRIA Aleanca pèr Mbrojtjen e Teatrit 17 Jul 2018 Dokumentari që u shfaq dje në sheshin e Teatrit: Rama, porositësi i kullave. ...See More Dhe kjo qẻ shihni ju, ishte Rocks of Tirana (Rama ishte projektuesi i pare)."

About Redaksia

Check Also

Kur mediat nuk kanë interesin publik primar, por pagesat nga inceneratorët…

Nga Adriana KALAJA Sot gjithë mediat që paguhen nga inceneratorët, dhanë lajmin e dosjes së …

Leave a Reply