Bordi i Ramës rrit edhe çmimin e sheqerit!

Rritet çmimi i sheqerit! Bordi i Transparencës dhe Monitorimit të çmimeve të produkteve ushqimore bazë ka miratuar çmimin me të cilin do të shitet tani e tutje sheqeri në vend. Nga dita e sotme, qytetarët do duhet ta blejnë me 114 lekë/kg. Ky vendim është i detyrueshëm për të gjitha subjektet që tregtojnë me shumicë/pakicë produktin e përcaktuara në këtë vendim.

Vendimi i Bordit

Miratimin e marzheve që do të aplikohen për produktin ushqimor bazë sheqer, si pasojë e situatës së veçantë të krijuar nga rritja e çmimeve ndërkombëtare. Për artikullin sheqer (1 kg) miratohen marzhet si më poshtë:
Marzhi tavan i tregtimit të shitjes me shumicë të sheqerit nga importuesi dhe ambalazhuesi është 15 lekë/kg (6 lekë/kg për importuesin dhe 9 lekë/kg për ambalazhuesin) mbi koston e importit plus detyrimet e paguara në doganë. Marzhi i tregtimit të transportuesit i cili mund të jetë shitësi me shumicë, shitësi me pakicë apo palë të treta, nga magazina e shitësit me shumicë tek magazina e shitësit me pakicë është 2 lekë/kg mbi çmimin e llogaritur sipas gërmës “a” të këtij paragrafi. Marzhi i tregtimit të shitjes në njësitë e tregtimit me pakicë të produktit sheqer është 3 lekë/kg mbi çmimin e llogaritur sipas gërmës “a” të këtij paragrafi plus transportin sipas gërmës “b” të këtij paragrafi. Ky vendim është i detyrueshëm për të gjitha subjektet që tregtojnë me shumicë/pakicë produktin e përcaktuara në këtë vendim. Në pasqyrën nr. 1 më poshtë jepen të dhënat në lidhje me përllogaritjet e çmimit tavan të tregtimit sipas marzheve të përcaktuara në pikën 2 të këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi në datë 27.06.2022 dhe i shtrin efektet deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit.

Rritet me 10 lekë çmimi i sheqerit! Bordi i Transparencës: Nga

About Redaksia

Check Also

“Reja” nën mbrojtjen e SIGAL UNIQA/ Kompania lider siguron instalacionin e famshëm në zemër të Tiranës

Një nga veprat më të njohura të instalacionit të artit publik, “Reja”, ideuar nga artisti …

Leave a Reply