“Çunat e Londrës të legalizojnë të ardhurat dhe t’i investojnë në Shqipëri”, Berisha publikon videon e Gjiknurit: Bie maska e ligjit për amnistinë fiskale!
Të dashur miq, ajo që duhet të ishte “qeveria e popullit” është bërë “qeveria e çunave”.
Në fillim, Damiani u kap në përgjime duke mbledhur “çunat problematik” për të zhvatur zgjedhjet. Tani u thotë “çunave të Londrës” që, sipas tij i kanë bërë paratë me “siklete” (e dini vetë ju…), që të vijnë e t’i legalizojnë në Shqipëri.
Kjo është amnistia fiskale e propozuar nga qeveria, që u denoncua si farsë dhe qëllimzezë nga Partia Demokratike, nëpërmjet një rruge të njohur, të çelur nga Rilindja: të abuzojmë me çdo gjë të ligjshme dhe të amnistojmë çdo gjë të paligjshme. #sb