Helmime masive nga uji në Kukës, Berisha: Heshtje varri nga organet përgjegjese dhe terr informativ

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar pas situatës alarmante që po ndodh në Kukës, ku janë helmuar qindra banorë. Berisha shkruan se, Gjici i Partisë deklaron se uij i pijshëm nuk ka probleme, por është i përzier me ujra të zeza.

Reagimi i kreut të PD, Sali Berisha

Helmime masive nga uij në Kukës. Gjendje alarmante në Spitalin e Kukësit!

Gjici i Partisë deklaron se uij i pijshëm nuk ka probleme, por është i përzier me ujra të zeza.

Heshtje varri nga organet përgjegjese dhe terr informativ gjersa mediat denoncuan gjendjen.

Denoj me ashpersine me te madhe indiferencen e autoriteteve ndaj shkaqeve te perseritura te helmimit dhe qendrimin e papergjegjeshem te tyre ndaj te qytetarve te helmuar.

Të dashur miq, nga informacionet e marra nga mjekë dhe infermierë si dhe gazetarë kurajozë, prej tre ditësh Spitali Rajonal i Kukësit ka qenë i mbingarkuar me pacientë të shumtë nga qyteti i Kukësit dhe fshatrat e rrafshës kryesisht Shtiqën, pacientë që kanë shfaqur shenja helmimi apo infeksione gastrointestinale, reflektuar me dhimbje të forta barku, të vjella dhe diarre.

Pacientët e shumtë të ardhur kryesisht nga familje të njëjta kanë marrë mjekime si në spitalet e luftës .

Ajo që të bën përshtypje në këtë ngjarje është heshtja, terri informativ dhe përpjekja e qeverisë për ta minimizuar këtë problem.

Megjithëse numri i pacientëve ka qenë disa qindra deri në këtë moment asnjë informacion nuk është dhënë nga organet kompetente dhe mediat e kontrolluara prej qeverisë.

Nisur nga të dhënat specifike dhe mendimi i mjekëve kurues, këto të sëmurë duken se e kanë marrë shkaktarin infektiv nga uji i pijshëm, por pavarësisht kësaj po punohet në mënyrë djallëzore për ta trajtuar si virozë sezonale.

Ajo që të bie në sy është, pamundësia e mjekëve për të dhënë shërbim normal dhe dinjitoz për të sëmurët.

Reformat e qeverisë Rama kanë shkatërruar edhe shërbimin spitalor në Kukës.

Ka mbi tre vjet që Spitali Rajonal Kukës ka funksionuar si spital lufte ku falë këtyre kushteve kanë ndodhur çmenduri që nuk i kishte parë asnjëherë personeli i këtij spitali, dhe për pasojë është reflektuar në mungesën e dhënies së shërbimit mjekësorë banorëve të këtyre zonave qoftë në aspektin sasior qoftë atë cilësor.

Duke uruar shërim të shpejtë gjithë të sëmurëve, sigurojmë banorët e Kukësit se PD Kukës do jetë syri, veshi dhe goja e tyre sot dhe zgjidhja e problemeve nesër..

Më poshtë foto e të sëmurëve dhe video nga çezmat e banorëve…

Mund të jetë një imazh i 2 persona, fëmijë, njerëz të ulur, spital dhe ambiente të brendshme

 

About Redaksia

Check Also

Ku është zhdukur koordinatori i Ramës për krimin në Durrës?

Ku është sot Ergys Agasi ai që konsiderohet si njeriu që lidh Ramën me kerërt …

Leave a Reply