Kurti: Nuk do lejoj “Serbi të dytë” në Kosovë!

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u zotua në emisionin ‘Çim Peka Live’ në Syri Tv se s’do lejojë një ‘Serbi të dytë’ në Kosovë si në Bosnjë e Hercegovinë. Kurti deklaroi se në Bosnjë e Hercegovinë kanë filluar dukei bashkuar komunat me shumicë serbe drejt krijimit të një entiteti autonom i cili saboton shtetin e Bosnjë Hercegovinës.

“Unë nuk jam kundër serbëve, por Serbia është kundër nesh dhe nuk mund të lejoj një republikë serbe të dytë në Kosovë ngjashëm siç e kanë në Bosnje sepse edhe atje kanë filluar duke i bashkuar komunat me shumicë serbe drejt krijimit të një entiteti autonom, i cili e saboton shtetin e Bosnje Hercegovinës.

Unë besoj se ngjashëm e kanë synimin edhe në Kosovë, pa harruar asnjëherë se krerët në Serbi janë ata që para pak viteve provuan ta bëjnë projektin e shkëmbimitterritorial, i cili si ide nuk mund të them se ka vdekur, por si projekt gjithsesi dështoi.

Pra, të njëjtët që provuan ndarjen e Kosovës në emër të shkëmbimit territorial, janë ata të cilët tashmë me shumë ngulm e kërkojnë Asocionin e Komunave me Shumicë serbe, që është i papranueshëm për ne. Prej marrëveshjeve që përmendët, besoj se kryesorja që kurrsesi nuk bën të zbatohet është kjo”, tha Kurti.

Kurti deklaroi se, Serbinë e njeh shumë më mirë se Rama që shfaqet shpeshherë afër Presidentit serb Aleksandër Vuçiç. Ai tha se, nuk i beson Beogradit pasi edhe kur flet për diçka që duket paqedashëse, gjithçka që bën nga ana tjetër është luftënxitëse.

“Unë besoj që Serbinë e njoh shumë ma mirë sesa kryeministri i Shqipërisë dhe Serbia i ka 48 baza ofensive rrotull kufirit me Kosovën. Unë nuk i besoj Beograadit edhe kur flet diçka që duket paqëdashëse ndërkohë që gjithçka që bën është luftënxitës. Të them të drejtën nuk besoj që partia socialiste është parita e punës mirëpo përsa i përket ta zëmë disa iniciativave rajonale ne nuk pajtohemi”, tha Kurti.

About Redaksia

Check Also

Përkujtohet Ismail Qemali, Leskaj vlerëson figurën dhe kontributin historik!

Përkujtohet të Ismail Qemalit në Vlorë, në një ditë që solli jo vetëm homazhe për …

Leave a Reply