SHBA do t’i dërgojë Ukrainës sistemin raketor që do të ndryshojë luftën me Rusinë

Presidenti ukrainas është takuar me liderët e G7-s përmes videos, derisa burimet qeveritare amerikane kanë njoftuar se Washingtoni planifikon të njoftojë më së largu këtë javë që ka blerë sistemin raketor të avanduar norvegjet për Ukrainën.

Njoftimi i blerjes së këtij sistemi do të plotësonte një prej kërkesave kyçe të Volodymyr Zelenskiyt, i cili ka qenë duke u ankuar për kohë të gjatë se si qytetet e tij kryesore janë efektivisht të pambrojtura kundër sulmeve raketore ruse, përfshirë ato që bënë kërdi në Kiev gjatë ditës së djeshme (e diele).

Takimi i Zelenskiyt me liderët e G7-s nuk u shfaq për publikun – por ai mund të shihej në një ekran televizori para tavolinës rrethore ku liderët ishin ulur.

Në adresimin e bërë para popullit ukrainas më vonë gjatë natës, ai u shpreh se vendit të tij i duhej një sistem mbrojtës ajror efektiv, modern e i fuqishëm që do të siguronte mbrojtje kundër raketave të atilla.

“Ne flasim për një gjë të tillë përditë me partnerët tanë. Tashmë ka disa marrëveshje,” – ishte shprehur ai.

Sistemi i mbrojtjes ajrore do të jetë një prej shumë zotimeve të ndihmës ushtarake që do t’i jepen Ukrainës ose në samitin e G7-s në Bavari ose në samitin e NATO-s që mbahet në Madrid më vonë.

Liderët e grupit të G7 që mbledhin vendet më të industrializuara të botës u takuan në Alpet Bavareze, ku në majë të agjendës ishte lufta ruse kundër Ukrainës.

Liderët janë zotuar se do të ndihmojnë Ukrainën, por edhe se do të ndërmarrin veprime tjera ekonomike kundër Rusisë.

Një zyrtar amerikan tha që liderët e G7 do të vendosnin një tavan çmimesh për të ardhurat nga nafta ruse dhe se do të rrisnin tarifat e reja ndaj mallrave të këtij shteti.

Sidoqoftë, burimet amerikane nuk sqaruan se kur do të merrte Ukraina sistemin mbrojtës në fjalë, e as shkallën e trajnimit të kërkuar. ShBA duhet të balancojë nevojë për të treguar zotimet e saj ndaj kauzës ukrainase me shkallën e sekretësisë së saj ushtarake.

Sistemi i pritur gjatë amerikan i mbrojtjes raketore Himmars tashmë është në front të luftës ukrainase dhe po përdoret që të sulmohen konvojet e armatimev eruse.

“Partnerët duhet të vazhdojnë më shpejt nëse përnjëmend janë partnerët tanë dhe jo veç vëzhgus… çdo pengesë në realitet është ftesë për Rusinë që të sulmojë sërish e sërish”, u shpreh z. Zelenskiy mbrëmë.

Vetëm të shtunën, Ukraina pretendon se Rusia i hodhi 62 raketa, përfshirë disa edhe nga territori i Bjellorusisë.

Zelenskiy i bëri thirrje edhe këtij vendi që të mos përfshihej në luftë.

About Redaksia

Check Also

JD Vance: Soros dhe Obama vendosën të heqin Biden dhe të caktojnë Harrisin! Ky është kërcënim për demokracinë

Senatori JD Vance, i përzgjedhur si kandidat për zëvendëspresident nga republikanët, deklaroi në mitingun e …

Leave a Reply