Berisha: Askush në botë nuk e pranoi reformën e padronit të Ramës, George Soros!

Kryetari i PD, Sali Berisha ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit Edi Rama, i cili tha se, “ka bërë një reformë në drejtësi si askush tjetër në botë”. Berisha shprehet në reagimin e tij se, askush në botë nuk e ka pranuar reformën e padronit të Ramës, George Soros!

Reagimi i kryetarit të PD, Berisha

Kur nuk kupton gjë, thua çdo gjë!

Edi Rama thote: “kam bere reformen ne drejtesi si askush ne bote.”

Por harron se askush ne bote nuk pranoi reformen e padronit te tij George Soros!

Miq, Edi Rama ben te gajasen te tjeret ne takime kur ai rreh gjoksin se reformen e tij ne drejtesi nuk e ka bere asnje vend ne bote.

Ai nuk kupton se:

Se pari, asnje vend tjeter ne bote nuk pranoi nje reforme nga George Soros si kjo.

Se dyti, ai nuk kupton se do te ishte mbi te gjitha kjo reforme qe me asgjesimin e Gjykates se Larte dhe asaj Kushtetuese, de facto asgjesimin e shtetit ligjor, e beri Shqiperine rast te tille te vetem ne bote dhe gaz te dheut. Kjo mbylli per 4 vite me rradhe dyert e BE per hapjen e negociatave me vendin tone.

Se treti, nga qendrat antikrim te vendeve te Beneluksit, BE ka mesuar se bandat e lidhura me narkoqeverine Rama percaktojne vendimet e vetingut ne Tirane.

Por, kur nuk kupton gje thua çdo gje. #sb

About Redaksia

Check Also

Lubonja: Kupola e mafies në Shqipëri është qeveria!

Analisti Fatos Lubonja u shpreh kupola e mafies në Shqipëri është qeveria. I ftuar në …

Leave a Reply