Berisha: Rama po e mbyt biznesin, nuk merr parasysh asgjë nga qytetarët!

Kryetari i PD, Sali Berisha organizoi këtë pasdite një tryezë me aktivistë të shoqërisë civile. Berisha tha se, Rama po e mbyt biznesin ndërsa shtoi se profesionistë të profesioneve të lira do të lënë vendin prej keqqeverisjes së Ramës.

“Klimë e cila, nëse paketa fiskale që ai e avancon, Rama nuk merr parasysh asgjë nga qytetarët, profesionistë të profesioneve të lira do të lënë Shqipërinë. U vendos një taksë që nuk përballon asnjë prej tyre. Rritja e çmimeve e çon inflacionin në 29 për qind, dhe jo ajo që thotë ai me tërësinë e tij”, tha Berisha.

Më tej Berisha tha se reagimi i shoqërisë civile dhe personaliteteve të vendit është i pazëvëndësueshëm.

“I një rëndësie shumë të madhe për këtë lëvizje mbështetja e diasporës dhe emigracionit. Kjo lëvizje ka si synim të rivendosë të drejtat e mohuara për emigracionin dhe diasporën të drejtën e votimit”, deklaroi kreu i PD.

About Redaksia

Check Also

Shqipëria ndeshje të madhe në Pragë, përmbys Ukrainën

Super rikthim i kombëtares shqiptare ndaj Ukrainës, nga disavantazhi 1-0, kanë arritur të fitojnë me …

Leave a Reply