“Shqipëria në rrezik! Ç’duhet të bëjmë?!”, Berisha nis takimin me Shoqërinë Civie

Fronti Për Shpëtimim e Shqipërisë organizon bashkëbisedimin e dytë me Kryetarin e Partisë Demokratike Sali Berisha. Në orën 18.00 aktivistë, përfaqësues të grupeve të interesit dhe zëra kritikë, do të diskutojnë mbi bashkimin e kauzave të çdo segmenti të shoqërisë civile dhe grupeve të interesit në një kauzë të madhe të përbashkët, Frontit për Shpëtimin e Shqipërisë i cili thërret bashkërisht Protestën e datës 7 Korrik.

“SHQIPËRIA NË RREZIK! Ç’DUHET TË BËJMË?!” është mesazhi i kësaj proteste.

Organizatori Altin Goxhaj shprehet para aktivitetit: “Përgjigja e pyetjes “Ç’duhet të bëjmë?!” ishte dakortësia që duhet të bashkohemi në një Front të përbashkët për Shpëtimin e Shqipërisë nga Axhenda e Rrënimit, Falimentimit dhe Shpopullimit dhe për këtë si aksion të parë rezistence të thërrasim bashkërisht me të gjitha forcat opozitare, shoqërinë civile, grupet e interesit, aktivistët dhe të gjithë qytetarët dhe zërat e fortë publik të angazhuar në kauzat komunitare që po i rezistojnë Regjimit, në një protestë masive në dt 7 Korrik 2022 ora 19:00.

Qëllimi i takimit është të rakordojmë me Kryetarin e Opozitës Z. Sali Berisha bashkimin e të gjitha kauzave në një kauzë të përbashkët #PërShpëtim të Shqipërisë nga Axhenda e Regjimit për Rrënimin dhe Shpopullimin e Shqipërisë me qëllim që për herë të parë pas kaq vjetësh më së fundi Qeveria të fillojë të ketë Frikë Popullin dhe jo më si deri tani Populli ka frikë Qeverinë! Takimi është i hapur dhe çdo kush zë aktiv apo aktivist qytetar dhe politik që mbron dhe adreson një kauzë, shqetësim publik, apo kërkon mbrojtjen e një të drejte të nëpërkëmbur ka rastin që të përfshihet në bashkimin e të gjitha kauzave si një puzle i madh që përfshin të gjithë kauzat! “SHQIPËRIA NË RREZIK #7Korrik”

Aktiviteti do të zhvillohet Hotel Tirana International.

ZYRA E SHTYPIT DHE KOMUNIKIMIT, PD

About Redaksia

Check Also

Kërcënimi mafioz i Ramës për Ahmetajn: Po fole…

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj do të flasë sërish nga arratia. Gazetari Çim Peka ka publikuar disa …

Leave a Reply